Home / Lajme / Maqedoni / DR fton BDI të votojë kundër ligjit për regjistrim

DR fton BDI të votojë kundër ligjit për regjistrim

17 nëntor-
Andaj më lejoni të përkujtoj dhe të porosisë kryetarin e BDI-së, porosisë deputetët e BDI-së se mandate i tyre është i përkohshëm por me votimin e ligjit, dëmin që do tua bën interesave kombëtare shqiptare në Maqedoni do të jenë të përhershme. (Blic) Çdo kush që tenton në mënyrë artificiale të zvogëlojë numrin e shqiptarëve vetëm e vetëm do të ritë problemet e Maqedonisë këtu në vend”, tha Imer Selmani, kryetarë i DR-së.

Kryetari i DR-së Imer Selmani edhe njëherë përkujtoi BDI-në, liderin e saj Ali Ahmeti dhe deputetët e këtij subjekti politik se vota pro për ligjin për regjistrimin e popullsisë do të thotë edhe votë kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas Selmanit mandati i deputetëve dhe partisë politike është afatshkurtër ndërsa pasojat nga miratimi i ligjit për regjistrimi do të jenë të përhershme. Andaj DR-ja porositi edhe njëherë se miratimi i këtij ligji shkon në dëm të shqiptarëve dhe shton problemet ndëretnike në Maqedoni.

“BDI-ja, qeveria BDI VMRO-DPMNE nëse refuzon deri në fund propozimet e DR-së jo vetëm që do të votojë kundër opozitës por tani është shumë e qartë se do të voton kundër interesave kombëtare të popullit shqiptarë.

Andaj më lejoni të përkujtoj dhe të porosisë kryetarin e BDI-së, porosisë deputetët e BDI-së se mandate i tyre është i përkohshëm por me votimin e ligjit, dëmin që do tua bën interesave kombëtare shqiptare në Maqedoni do të jenë të përhershme. (Blic) Çdo kush që tenton në mënyrë artificiale të zvogëlojë numrin e shqiptarëve vetëm e vetëm do të ritë problemet e Maqedonisë këtu në vend”, tha Imer Selmani, kryetarë i DR-së.

Duke komentuar mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar rreth ligjit për regjistrim Selmani tha se “ata vetëm bëjnë lojë se gjoja nuk pajtohen’.

Në fakt sipas tij ‘VMRO-ja me BDI-në e ka të harmonizuar ligjin në fjalë’. Ndërkohë, për nesër është caktuar mbledhja e radhës e komisionit parlamentar për sistem politik ku do të vazhdohet me shqyrtimin e amendamenteve të paraqitura nga subjektet politike rreth projekt ligjit për regjistrimin e popullatës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *