Home / Lajme / Maqedoni / DR mbështetje të madhe për protestën e 14 nëntorit

DR mbështetje të madhe për protestën e 14 nëntorit

12 nëntor-
Pas thirrjes së Demokracisë së Re për organizimin e protestave kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë, kemi arritur që të marrim pëkrahje të madhe nga personalitete dhe subjekte të ndryshme politike dhe shoqërore nga vendi dhe nga diaspora”, theksoi zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.

Demokracia e Re theksoi sot se ka marrë mbështetjen e gjërë për protestën e 14 nëntorit kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

“Pas thirrjes së Demokracisë së Re për organizimin e protestave kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë, kemi arritur që të marrim pëkrahje të madhe nga personalitete dhe subjekte të ndryshme politike dhe shoqërore nga vendi dhe nga diaspora”, theksoi zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha.

Sipas tij, deri më tani protestën e madhe kombëtare e kanë pëkrahur: deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka, OJQ “Realiteti”, Shoqata Atdhetare Dibrane nga Neë York-u, SHBA, Komunitete të ndryshme shqiptare nga qytete të ndryshme të Maqedonisë me veprim në SHBA, Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) me Kryetarin z. Bardhyl Mahmuti, Shoqata shqiptare nga Danimarka, Suedia dhe Finlanda, Lëvizja Qytetare “Zgjohu” e cila pajtohet me kërkesën për përfshirje të diasporës shqiptare në regjistrimin e vitit 2001, që është qëllim parimor i protestës,

Shoqata e ish-të burgosurve politik shqiptar në Maqedoni e cila përkrah çdo iniciativë për parandalimin e sjelljes së këtij ligji diskriminues për shqiptarët, aktivistë dhe veprimtarë të shquar shqiptarë nga SHBA-të, siç janë Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptare në SHBA “Ylliria”, afaristi i suksesshëm dhe aktivist për kauzën shqiptare, Ylber Pilku, etj.

“Ashtu siç bëmë thirrje që shqiptarët duhet të unifikohemi dhe të ngrejmë bashkarisht zërin pavarësisht bindjeve partiake dhe të dalim sa më masovikisht në protestat që do të mbahen të dielën në ora 14 para Parlamentit të Maqedonisë. Bëjmë thirrje publike deri te të gjithë vëllezërit dhe motrat tona shqiptare që të na bashkangjiten që qetë, me dinjitet dhe krenari të protestojmë kundër miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë që përjashton 30-40% të shqiptarëve në regjistrimin e vitit të ardhshëm”, theksoi Hoxha

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *