Home / Sport / Drita dhe Rinia ndahen në paqe

Drita dhe Rinia ndahen në paqe

Derbi shqiptar i Ligës së Dytë ndërmjet Dritës së Bogovinës dhe Rinisë së Gostivarit është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1. Miqtq kaluan të parët në epërsi me golin e Jusufit nga penaltia, ndërsa barazoi Aliu në minutën e 31. Kjo ishte përballja e parë zyrtare ndërmejt këtyre dy skuadrave në një ndeshje të Kategorisë së Dytë në futbollin e Maqedonisë.

Drita dhe Rinia janë ndarë me barazimin 1:1 në derbin e Pllogut, i zhvilluar në Bogovinë në kuadër të javës së 12-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futbool. Ky takim që kishte zgjuar interesim të madhe në rajonin e Pollogut, u ndoq nga numër i konsiderueshëm shikuesish, ndërsa edhe përkundër terenit të vështirë për lojë, futbollistët e të dyja skuadrave meritojnë notë të lartë për angazhimin e dhënë dhe lojën e treguar, gjithnjë duke ruajtur në maksimum rregullat e fer-playt. Për ndryshe takimi filloi mirë për miqtë, të ciltë në minutën e 4 fituan penalti, të cilën në gol e ktheu Ibrahim Jusufi një minutë më vonë. Epërsia e Rinisë, bëri që vendasit plotësisht të hidhen në sulm dhe ata në këtë drejtim kishin numër të madh të restëve për të shënuar. Aliu, Bajrami, Imeri dhe të tjerë kishin mundësi që të barazojnë rezultatin, mirëpo portieri mysafiur Mehmedi në të gjitha rastet ishte në nivel të detyrës, duke shpëruar gola të sigurtë. Mirëpo ai nuk mundi të bëj asgjë në minutën e 31, kur pas krosimit në zonë, Amir Aliu arriti të barazoi rrezultatin në 1:1. Pa ndryshim të rezultatit skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë të dyja palët kishin mundësi për të marrë fitore, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi në qendër të vëmendjes ishin portierët e Mehmedi dhe Tefiku, të cilët ishin në formë të jashtëzakonshme. Mehemedi vazhdonte të bëjë mrekulli në protën mysafire, duke zgjidhur çdo rrezik, ndërsa në anën tjetër pas disa kanosheve të rrezikshme të miqve, Nderim Tefiku tregoi cilësitë e tij. Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim të rezultatit, kështu që skuadrat u desh të pajtohen me nga një pikë, që duke patur parasysh ngjarjet në këtë takim, ndoshta është rrezultati më i realtë i kësaj përballje. Pas këtj barazimi, Rina dhe Drita ndajnë pozitën e 7-të dhe të 8-të me nga 14-të pikë të tubuara nga 12-të ndeshje të zhvilluara.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *