Home / Sport / Drita ka nevojë për rriorganizim dhe pak fat

Drita ka nevojë për rriorganizim dhe pak fat

Mendoj se më shumë bëhet fjalë për një problem psikologjik të futbollistëve, të cilët mendoj se kanë nevojë për një fitore dhe më pas besoj se gjërat do të hyjnë në binarët e duhur. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të lëmë anësh faktorin organizativ në ekip, pasi në të vërtetë ne kemi probleme në këtë drejtim dhe kjo është duke u reflektuar në rezultatet e ekipit”, – deklaroi anëtari i kryesisë së Dritës, Jeton Beqiri.

Për dallim nga vitet e kalauara kur Dritën e Bogovinës gjithnjë mund ta gjenim në kreun e tabelës në Ligën e Dytë, këtë sezon gjërat nuk shkojnë sipas dëshirave dhe planeve të drejtuesëve të skuadrës. Drita për momentin mban pozitën e 10-të, me 10-të pikë të tubuara nga 10-të ndeshje të zhvilluara, që është shumë mak në krahasim me ambiciet e kësaj skuadre.

“Është fakt që kemi probleme dhe shpresoj që së shpejti t’i lëmë pas vetes”, – sqaroi në fillim anëtari i kryesisë së Dritës dhe ish-trajneri i kësaj skuadre Jeton Beqiri, duke shtuar në vazhdim. “Për momentin gjërat nuk janë duke rrjedhur ashtu sic kemi planifikuar. Mendoj se më shumë bëhet fjalë për një problem psikologjik të futbollistëve, të cilët mendoj se kanë nevojë për një fitore dhe më pas besoj se gjërat do të hyjnë në binarët e duhur. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të lëmë anësh faktorin organizativ në ekip, pasi në të vërtetë ne kemi probleme në këtë drejtim dhe kjo është duke u reflektuar në rezultatet e ekipit”, – tha Beqiri. Sipas tij ekipi ka nevojë për një rekonstrucion në udhëheqësi dhe më pas gjërat sigurisht do të marin kahje pozitive.” Drita ka nevojë për një rekonstrukcion që do të udhëhiqte skuadrën me sukses. Nëse arrijmë të krijojmë udhëheqësi të shëndoshë dhe nëse krijojmë kushte për punë normale, pasi shumë mirë e dini se faktor elementar drejt sukseseve janë kushtet, atëherë jam i sigurtë që do të na presin ditë më të mira. Kriza momentale lidhet ngushtë pikërisht me fillimin e vonshëm të përgatitjeve në start të sezonit. Është fakt se nga skuadra janë larguar disa futbollistë, mirëpo jo në atë masë sa skuadra të gjendet kaq poshtë në renditje”,-shtoi Beqiri. “Të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se Drita ka marë më pak se sa ka treguar. Dua të them se kemi zhvilluar disa paraqitje të mira ku meritonim të fitopjë, mirëpo për fat të keq nuk kemi arritur. Por ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin në sport. Mirëpo do të kisha shtuar se ne nuk jem të kënaqur këtë sezon me ndarjen e drejtësisë. S’di cila është arsyeja, mirëpo arbitrat nuk na shikojnë në të njëjtën mënyrë si sezonet tjera. Disa herë kemi qenë të dëmtuar dhe mendoj se edhe ky fakt ka një pjesë së fajit për rezultatet tona, megjithëse do të përsëris se ne problemet i këkrojmë në rradhët tona”. Beqiri është decid se Drita nuk meriton këtë situatë në të cilën gjendet, por shton se do të bëjnë maksimumin për të kthyer Dritën në binarët e vjetër.
“Duhet punë dhe vetëm punë. Të përmirësojmë situatën finansiare në ekip dhe nëse angazhojmë disa përforcime sigurisht se do të jemi atje ku e kemi vendin. Tani e rëndësishme është që në këto tre-katër javët e fundit të sigurojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, ndërsa pastaj sigurisht që në stinorin pranveror do të jemi më të organizuar”,-përfundoi Beqiri.
Drita në kuadër të javës së 11-të, të dielën do të jetë mysafire e Ohrid Lotes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *