Home / Sport / Edmond Miha largohet nga Shkëndija

Edmond Miha largohet nga Shkëndija

Shkëndija ka mbetur pa trajner, pasi Edmond Miha ka braktisur pankinën e kësaj skuadre. Largimi i tij vjen një ditë para sfidës me Bregallnicën, ndërsa mbeten të paqarta arsyet që e detyruan trajnerin për një hap të tillë. ‘Kuq e zinjtë’ në sfidën e të dielës do të drejtohen nga dyshja që filluan këtë sezon, Osmani dhe Selimi, gjithnjë nën assistencën e drejtorit sportiv Shaqiri.

Edmond Miha është larguar nga pankina e Shkëndijës, duke lënë të zbrazët postin e trajnerit një ditë para sifdës me Bregallnicën. Tani më ish-strategu i ‘kuq e zinjëve’, Miha, të shtunën ka zhvilluar seancën stërvitore me skuadrën, ndërsa më pas për befasi të të gjithëve drejtuesëve të klubit u ka kumtuar largimin e tij nga pankina. Sipas informata nga klubi, Miha është arsyetuar se nuk mund të vazhdojë të drejtojë Shkëndijën, ndërsa para largimit është përshëndetur me futbollistët dhe ka lënë braktisur lokalet e klubit. Shkaqet për largimin e tij mbeten të panjohura, megjithse në opinion ka spekulime të ndryshme, ndërsa në këtë drejtim peshë ka edhe disfata e të mërkurës nga Teteksi. Drejtuesit e klubit shprehen të habitur me vendimin e Mihës, megjithse paralajmërojnë se do të vazhdojnë të shikojnë përpara. Vetë Miha nuk ka dalur me deklaratë në media, ndërsa së shpejti pritet të bëjë një gjë të tillë, për të treguar arsyet e vërteta për largimin e papritur. Ai në taborin e Shkëndijës erdhi pas javës së 6-të, kur Shkëndija u mund nga Renova. Miha debutoi me fitore 3:0 nda Horizontit, më pas u bë trajneri i parë në historinë e Shkëndijës që fitoi në fushë të Vardarit, për të marrë fitoren e tretë me rradhë pa gol të pranuar kundër Skopjes. Hapin e parë fals nën drejtimin e Mihës, Shkëndija e kishte në fushë të Napredokut, kur luajtën 1:1, mirëpo më pas mundën Pelisterin 4:1. Të mërkurën Shkëndija pësoi disfatë 1:0 në derbin e Tetovës, përballë Teteksit, duke regjistuar humbjen e parë me Mihën në pankinë, ndërsa të tretën në këtë sezon. Shkëndija të dielën në takimin me Bregallnicën do të drejtohet nga ndihmësit e Mihës, Osmani dhe Selimi, të cilët do të mbikqyren nga drejtori sportive Besir Shaqiri. Nga tabori ‘kuq e zi’ mësojmë se së shpejti do të vendoset për zëvendësuesin e Mihës, megjithse që tani kanë filluar të përmenden emra të ndryshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *