Home / Sport / ELEZI THYEN GISHTIN E DORËS, MUSHICA DEBUTOI

ELEZI THYEN GISHTIN E DORËS, MUSHICA DEBUTOI

Në takimin me Vardarin portieri i parë i Renovës, Elezi pësoi thyerja të gishtit tregues të dorës së djathtë, duke i mundësuar Mushicës debutim në fanellën e skuadrës kampione.

Portieri i Renovës Armend Elezi këtë sezon është ndër futbollistët më të mirë në taborin e kësaj skuadre, mirëpo në ndeshjen me Vardarin luajti vetëm në pjesën e parë. Shkaku, në një intervenim të tij, ai ka thyer gishtin tregues të dorës së djathtë, kështu që e kishte të pamundur të vazhdojë të qëndrojë në portë në pjesën e dytë. Kjo bëri që trajneri Sokoli të kryejë zëvendësim të detyrueshëm, duke futur në lojë Kushtrim Mushicën. Për portierin kosovar ky ishte debutim në një ndeshje zyrtare të Renovës, pas ardhjes së tij në afatin kalimtar të verës, por që nuk mundi të gjejë hapsira për të luajtur, si pasojë e formës së mirë të Elezit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *