Home / Lajme / Maqedoni / Era e fuqishme e rrëzoi çatinë në spitalin e përgjithshëm në Gostivar

Era e fuqishme e rrëzoi çatinë në spitalin e përgjithshëm në Gostivar

27 nëntor-
Personeli dhe pacientët nga sektori për fëmijë, i cili gjendet në katin më të lartë, janë evakuuar që të shmanget fatkeqësi më e madhe. Vlerësimet e para nga ekspertiza janë se pa kulm kanë mbetur mbi 350 metra katrorë të objektit, ndërsa dëmi po vlerësohet në mënyrë plotësuese, por ai është i madh”, deklaroi Ferit Muça, drejtor i spitalit të përgjithshëm në Gostivar.

Nga era e fuqishme mbrëmë, gjysmë orë pas mesnate, u rrëzua çatia e spitalit në Gostivar. Viktima dhe të lënduar nuk ka, por është shkaktuar dëm i madh material.

Sipas deklaratave të të punësuarve, të cilët mbrëmë kanë qenë kujdestarë në spital, era ka qenë e fuqishme dhe ata kanë druajtur për sigurinë e tyre dhe të pacientëve.

“Personeli dhe pacientët nga sektori për fëmijë, i cili gjendet në katin më të lartë, janë evakuuar që të shmanget fatkeqësi më e madhe. Vlerësimet e para nga ekspertiza janë se pa kulm kanë mbetur mbi 350 metra katrorë të objektit, ndërsa dëmi po vlerësohet në mënyrë plotësuese, por ai është i madh”, deklaroi Ferit Muça, drejtor i spitalit të përgjithshëm në Gostivar.

Sipas tij, fatkeqësia nuk ndikon në punën e spitalit dhe të gjitha shërbimet punojnë normalisht. Çatia në pjesën e spitalit, që u rrëzua, është ndërtuar para shtatë viteve.

“Pak pas ngjarjes, ekspertët tanë kanë kryer ekspertizë të dëmeve dhe po përgatitet plan për sanim. Rrethanë e mirë është se në këtë moment një ndërmarrje ndërtimore veçmë po punon në sanimin në këtë spital dhe kemi arritur marrëveshje që ndërmarrja e njëjtë të ndihmojë në pastrimin. Po investojmë përpjekje, sanimi do të fillojë që sonte, me çka do të pengoheshin edhe dëme eventuale nga të reshurat e shiut”, deklaroi ministri Bujar Osmani pas vizitës në spital.

Për rastin janë informuar të gjitha shërbimet kompetente, ndërsa gjatë ditës pritet edhe vizita e përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *