Home / Lajme / Rajon / Fajon: U rrëzuan muret për Tiranën e Sarajevën

Fajon: U rrëzuan muret për Tiranën e Sarajevën

8 nëntor-
“Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Parlamenti Evropian u pajtua me vendimin“, ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, Tanja Fajon ka përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e vizave këtyre dy vendeve.

Ajo ka thënë se sot është një ditë e madhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

“Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Parlamenti Evropian u pajtua me vendimin“, ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

“Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsulatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë. Përgjegjësia tani bie më të gjitha palët. Disa nga vendet e BE-së ende kanë frikë nga fluksi masiv i azilkërkuesve dhe banorëve ilegalë- por frika nuk është justifikuar! Njerëzit që dëshironin të linin vendin, tashmë e kanë bërë atë dhe ne dimë se kriminelet nuk kanë kufij, vizat nuk janë kërcënim për ta“, ka thënë Fajon.

Kosova mbetet problem serioz

Ndërkohë, në deklaratën e njëjtë Fajon ka deklaruar se Kosova mbetet një problem serioz.

“Kosova mbetet një problem serioz. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar, njerëzit si kurrë më parë duhet të ndihen të lirë. Është koha që Komisioni Evropian të del me udhëzime të qarta dhe të gjej zgjidhje se si të përfshijë Kosovën në regjimin pa viza”, ka deklaruar ajo.

Siç theksohet në deklaratën të lëshuar nga zyra e raportueses Fajon, Kosova nuk guxon të mbetet “vrimë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor”.

“Qeveria në Prishtinë duhet të kalojë një pjesë të kërkuar dhe domethënëse të rrugës deri tek heqja e vizave, por njerëzve u nevojitet perspektivë e qartë evropiane”, ka konkluduar Fajon.

Edhe raportuesi i PE-së për Serbinë Jelko Kacin ka theksuar se puna e delegacionit të PE-së për Evropën Jugperëndimore nuk do të kryhet derisa qytetarët e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor të mos mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit.

“Ne kemi për detyrë që t’i ndihmojmë qeverisë së Kosovës të përmbushë të gjitha kriteret të cilat do të përcaktohen në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në BE”, ka thënë Kacin.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *