Home / Lajme / Maqedoni / Flakë në fabrikën Vezë Sharri

Flakë në fabrikën Vezë Sharri

27 nëntor-
Stuhia e zjarrtë shpejtë është përhapur dhe e ka kapluar sallën kryesore me 120 mijë pula, depon për prodhime të gatshme dhe një pjesë të zyrave administrative. Tërësisht janë djegur 120 pula dhe mbi 60 mijë vezë që kanë të gatshme për shitje.

Zjarr i fuqishëm dhe i shpejtë ka kapluar fermën e shpendëve “Vezë sharri” në fshatin Trebosh të Tetovës, gjatë mëngjesit të sotëm ndërsa dëmet konsiderohen shumë të mëdha.

Ende nuk dihen arsyet për zjarrin, i cili ka shpërthyer rreth orës 8 e 30 minuta. Stuhia e zjarrtë shpejtë është përhapur dhe e ka kapluar sallën kryesore me 120 mijë pula, depon për prodhime të gatshme dhe një pjesë të zyrave administrative.

50 zjarrfikës, nga Tetova Gostivari dhe Shkupi, për 5 orë rresht kanë luftuar për të shuar zjarrin, dhe diku rreth orës 13 kanë arritur ta neutralizojnë.

“Shkaku se bisedohet për zjarr më të madh me një hapsirë prej 4500 metër katrorë, ku digjen shpezë prodhim I gatshëm ushqime, jeni vetë dëshmitarë se nuk lejojmë që zjari të përhapet në objektet tjera apo të kapen rezervat.

Zjarrfikës nuk ka të lënduar , unë dhe kolegu falenderojmë ndihmësit sic e shihni këtu ka teknikë ndërtimi që na është dhënë tërësisht në përdorim” tha Bllagoja Menkovski, komandant i brigadës së Zjarëfikësve në Shkup.

Zjarrfikës apo punëtor nuk ka të lënduar, edhe pse në momentin e përhapjes së zjarrit punëtorët që janë në numër mbi 60 kanë qenë në vendet e tyre të punës.Zjarrëfikësit e Tetovës poashtu kanë interevenuar gjatë shuarjes së zjarrit.

Tërësisht janë djegur 120 mijë pula dhe mbi 60 mijë vezë që kanë të gatshme për shitje.Kjo është humbje e madhe për shkak se bëhet fjalë për kapacitetin më të madh prodhues në komunë me mbi 60 të punësuar, deklaroi kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë ekipe të zjarrëfikësve nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, si dhe mekanizim nga më shumë ndërmarrje ndërtimore private, të cilat kanë dërguar ujë për zjarrfikësit.

Sipas të dhënave jo zyrtare, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë, 30 zjarrëfikës nga Tetova, njëzet nga Shkupi dhe disa të tjerë nga Gostivari.

Në vendngjarje pas kryetarit të komunës së Zhelinës, ka arritur kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, ndërsa më pas edhe zëvendëskryeministri Adilaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *