Home / Lajme / Rajon / “Fluturat mbretërore” të Ardianës

“Fluturat mbretërore” të Ardianës

13 nëntor-
Sa u përket 27 veprave të ekspozuara në ambientet e Pallatit të Kulturës në Strugë se ato kanë për bazë motive figurale, paksa të shpërndara në tabllo. Bien në sy fluturat e pashmangshme si motive, si dhe në anën tjetër femrat e zhveshura.

Artistja Ardiana Shasivari-Kika, e diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në degën dizajn grafik dhe më pas magjistroi për pikturë po ashtu në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Ajo, pas shumë ekspozitave nëpër kryeqytete si Tirana, në galerinë e Ministrisë së Kulturës dhe në galerinë “Ibrahim Kodra”, Prishtinë, Shkup e qytete të ndryshme, si arriti edhe në Strugë, për të hapur ekspozitën e vet, në Pallatin e Kulturës në Strugë.

Në hapjen e kësaj ekspozite, që do të jetë e hapur dy ditë, para artëdashëve të artit pamor strugan, ajo ka ekspozuar 27 punime të veta, nga 30 sa kishte paraparë për të kompletuar tablonë e krijimeve të veprave të saj. Mirëpo, mungesa e hapësirës së mjaftuar dhe papërshtatshmëria e ambientit, nuk “lejoi” që të ekspozohen të gjitha punimet.

Piktorja Ardiana Shasivari-Kika ka ekspozuar në foajenë e Pallatit të Kulturës në Strugë, 27 nga 30 veprat e planifikuara të saj, të cilat kanë për bazë motive figurale.

Në këto vepra ajo trajton fluturat si motive,nga njëra anë dhe nga ana tjetër femrat që i paraqet në akt. Ardiana Shasivari-Kika i quan fluturat, “flutura mbretërore” sipas llojit të fluturave në fjalë të njohura në gjuhën angleze si “monarch butterfly” (danaus plexippus). Sipas piktores paraqitja e fluturave në veprat e saj paraqet edhe vetë natyrën e femrës. Ajo tek fluturat mbase edhe e gjen frymëzimin e ngacmimin, duke e sublimuar atë me femrën, që e konsideron si muzë të veten, femrën si krijesë, femrën si femër-nënë, që pa hezitim dhe pa pritesë është e gatshme gjithçka të sakrifikojë për familjen e saj- siç është shprehur edhe vetë piktorja.

“Për mua fluturat simbolizojnë vetë jetën, ekzistencën, të bukurën, harmoninë dhe dashurinë”- shprehet artistja Ardiana Shasivari-Kika. Ajo pohon se motivin e fluturave nuk e ka marrë rastësisht. “Gjatë vizitës që bëra në Australi dhe në Zelandën e Re vura re dhe më bëri përshtypje fakti se këto flutura ishin simboli i tyre kombëtar”-kishte deklaruar ajo gjate një interviste, të cilës i mbetet besnike edhe sot.

Sa u përket 27 veprave të ekspozuara në ambientet e Pallatit të Kulturës në Strugë se ato kanë për bazë motive figurale, paksa të shpërndara në tabllo. Bien në sy fluturat e pashmangshme si motive, si dhe në anën tjetër femrat e zhveshura.

Sa i përket interpretimit të fluturave, ose më saktësisht “Flutura mbretërore” (Monarch butterfly), që trajtohet në kultura të ndryshme si ajo kineze, ku interpretohet si “gëzim”, apo në kulturën teologjike të doktrinës së krishterë, në të cilën flutura nënkupton rimishërim, ringjallje apo te kultura helenistike në të cilën kjo flutur simbolizon përjetësinë, pavdekshmërinë dhe deri te kultura nga e cila artistja frymëzohet, që është ajo e maorëve, ku flutura jepet si paraqitje e shpirtit të një kombi.

Këtë ajo më së miri e paraqet në veprën “Druri i jetës”, pa lënë anash kompozicionet, peizazhet e veprat tjera.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *