Home / Lajme / Maqedoni / Fshati Poroj me sallë sportive

Fshati Poroj me sallë sportive

Tetovë, 19 nëntor-
Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti u shpreh se komuna e Tetovës ka dhënë kontribut të posaçëm për ndërtimin e kësaj salle dhe më këtë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Fshati Poroj, është i fshati i parë i komunës së Tetovës, i cili ka sallë sportive e cila ndërtohet me mjete të qeverisë.

Salla sportive e këtij fshati të premten është lëshuar në përdorim, ndërsa kanë marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe tjerë.

Salla do të mbajë emrin e shkollës së fshatit “Skënderbeu”.
Dejtoro i agjencisë për rini dhe sport Dragan Gjorçev, tha se projekte të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen në rajonin e Tetovës.

Ndërsa kryeministri Gruevski theksoi se tani më banorët e Porojit kanë një sallë më kapacitet prej 500 personash ku mund të mbahen një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve sportive si futboll, basketboll, tenis, hendboll, pinpong, atletikë, dhe volejboll.

Gruevski, më tej tha se në Tetovë do të ndërtohen edhe katër fusha tenisi si dhe katër qendra për fëmijë të cilët janë paraparë që në vitin e ardhshëm të ndërtohen, një në Drenovec, një në Reçicë dhe një në Sellcë si dhe një qendër sportivë në Tetovë.

Ndërsa kryetari i komunës së Teteovës Sadi Bexheti u shpreh se komuna e Tetovës ka dhënë kontribut të posaçëm për ndërtimin e kësaj salle dhe më këtë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *