Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Raporti pasqyrim real i gjendjes në Maqedoni

Fuere: Raporti pasqyrim real i gjendjes në Maqedoni

10 nëntor-
“Ky është një vlerësim i drejtë dhe raport objektiv që përmban shumë elemente pozitive, pranon përparimin në ato fusha, por edhe thekson fushat ku progresi ende mungon, ku ekzistojnë dobësitë dhe të metat. E shofim tabelën e krahasimit në mes të 2009 dhe 2010. Ky është realiteti. Ky realiteti ekziston në terren”, tha Fuere.

aporti i publikuar për progresin e Maqedonisë nga Komisioni Evropian është objektiv dhe pasqyron realitetin, konsideron euroambasadori Ervan Fuere.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, Fuere nuk dha asnjë vlerësim, por krahasoi raportin e këtij viti me atë të vitit të kaluar.

Fuere tha se përparim i rëndësishëm nuk është bërë në asnjë fushë, krahasuar me vitin 2009, kur është raportuar për dy fusha.

“Ky është një vlerësim i drejtë dhe raport objektiv që përmban shumë elemente pozitive, pranon përparimin në ato fusha, por edhe thekson fushat ku progresi ende mungon, ku ekzistojnë dobësitë dhe të metat. E shofim tabelën e krahasimit në mes të 2009 dhe 2010. Ky është realiteti. Ky realiteti ekziston në terren”, tha Fuere.

Fuere konsideron se qytetarët presin të vërtetën nga partitë politike, e atë të vërtetë do t’a gjejnë në raport.

“Fakti që kryeministri njoftoi një plan veprimi që do të përqëndrohet në reformat do të thotë se ka dobësi, ka mangësi në të cilat duhet që qeveria të përgjigjet, e gjithashtu edhe të gjitha forcat politike në vend duhet të përgjigjen,” shtiu Fuere.

Ambasadori i BE-së, duke iu referuar deklaratës së djeshme të komisionerit për zgjerim Stefan Fule, në lidhje me kontestin e emrit, tha se procesi po zhvillohet në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe shprehu shpresën e tij për zgjidhje të shpejtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *