Home / Lajme / Maqedoni / Gropa në rrugën Industriale vështirëson komunikacionin

Gropa në rrugën Industriale vështirëson komunikacionin

30 nëntor-
Në këtë pjesë të qytetit, vozitwsit që janë të njohur me problemin ngadalësojnë shpejtësinë kurse të tjerët që nuk e njohin rrugën futen në kanal dhe si pasojë deri më tani janë dëmtuar shumë vetura duke paraqitur rrezik jo vetëm për pjesëmarrësit të tjerë në komunikacion por edhe për qytetarët që qarkullojnë në trotuaret e dy anëve të rrugës.

Rruga Industriale në Tetovë vazhdon të jetë e rrezikshme për vozitësit. Nëse para disa vitesh në këtë rrugë vidheshin kapaket e kanalizimi dhe rrezikohej qarkullimi i lirë, tani në këtë rrugë si rezultat i disa punimeve të paqarta qarkullimi është vështirësuar edhe më tepër.

Para disa muajve në rrugën Industriale afër objektit të zjarrfikësve të Tetovës, është hapur një kanal në të dy anët e rrugës për shkaqe ende të panjohura, dhe i njejti kanal është mbuluar me pllaka bekatoni duke u formuar një mini kanal për shkak të dyndjes së dheut dhe i njejti shkakton shumë probleme në lëvizjen e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, vozitwsit që janë të njohur me problemin ngadalësojnë shpejtësinë kurse të tjerët që nuk e njohin rrugën futen në kanal dhe si pasojë deri më tani janë dëmtuar shumë vetura duke paraqitur rrezik jo vetëm për pjesëmarrësit të tjerë në komunikacion por edhe për qytetarët që qarkullojnë në trotuaret e dy anëve të rrugës.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar dhe nuk është rregjistruar ndonjë aksident me përmasa të mëdha siç ndodhi para disa viteve në të njejtën rrugë tek pompa e benzinës Teteks Petrol, kur si pasojë e daljes nga rruga për shkak të një grope të njejtë u lënduan disa persona të cilët ngelën me pasoja të rënda sot e kësaj dite. Vozitësit të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerës, kërkojnë urgjentisht që të sanohet ky problem, të rregullohet si duhet dhe me standarde që i kërkojnë rregullat e komunikacionit.

Komuna e Tetovës, është e njohur me këtë problem dhe ka premtuar se do të ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim për të sanuar këtë problem. “Komuna e Tetovës është në dijeni për këtë problematikë dhe për problemet që shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Gjatë ditëve në vijim do të merem hapa konkret për rregullimin e tyre. Do të nxirren pllakat e bekatonit të cilët janë vënë përkohësisht dhe ato gropat do të mbushen me asfalt”, kanë deklaruar nga Shërbimi për Informim në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *