Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nuk çan kokën për kërkesat e shqiptarëve për regjistrimin

Gruevski nuk çan kokën për kërkesat e shqiptarëve për regjistrimin

15 nëntor-

Kryeministri Gruevski i pyetur sot në qytetin e Shën Nikollës lidhur me kërkesën e partive shqiptare të opozitës për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë nga muaji prill në muajin korrik e ka vlerësuar se “nuk ka koment për këtë çështje”.

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka komentuar kërkesën e partive opozitare shqiptare dhe të diasporës për shtyerjen e mbajtjes së regjistrimit të popullsisë.

Kryeministri Gruevski i pyetur sot në qytetin e Shën Nikollës lidhur me kërkesën e partive shqiptare të opozitës për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë nga muaji prill në muajin korrik e ka vlerësuar se “nuk ka koment për këtë çështje”.

Ai nga ana tjetër ka shfaqur shpresën se Ligji për regjistrimin e popullsisë sa më shpejt të miratohet në Parlamentin e Maqedonisë.

I pyetur për mundësinë e organizimit të një takimi me liderët e partive parlamentare në prag të Samitit të NATO-s në fund të këtij muaji, Gruevski theksoi se nëse është i nevojshëm një takim i tillë sigurisht se do të mbahet.

“Nëse do të kemi diçka të re apo ndonjë nevojë, sigurisht se do të organizojmë takim të tillë”, deklaroi kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Gruevski ka pretenduar se Maqedonia gjatë këtij viti ka marrë raport pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *