Home / Sport / HASANI I KËNAQUR ME GOLIN NË KOMBËTARE

HASANI I KËNAQUR ME GOLIN NË KOMBËTARE

“Sigurisht është një kënaqësi e madhe që unë shënova gol, pas paraqitjeve të mira që kisha me komëbatern U 21. Shpresoj që të shënoj edhe në të ardhmen sepse prej neve sulmuesëve priten gola”, – deklaroi Hasani.

Pas disa paraqitjeve të mira në fanellën e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë, sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani më në fund ka gjetur edhe golin debutues në kombëtare. Të martën në një takim miqësor përfaqëusesja e Maqedonisë U 21 luajti kundër moshatarëve nga shteti afrikan, Mali, duke shënuar fitore me rezultatin 3:1. Pikërisht Hasani ishte në mesin e futbollistëve më të mirë në fushë, duke assistuar në golin e parë, dha kontribut në të dytin, ndërsa në pjesën e dytë arriti që të mposhtë portierin kundërshtar për rezultat 3:0. Më vonë miqtë arritën të zbusin rezultatin nga pika e bardhë, por në fund Maqedonia fitoi 3:1. Ferhan Hasani shprehet i kënaqur për golin e parë në kombëtare, teksa shpreson se paraqitjet e mira do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Sigurisht është një kënaqësi e madhe që unë shënova gol, pas paraqitjeve të mira që kisha me komëbatern U 21. Shpresoj që të shënoj edhe në të ardhmen sepse prej neve sulmuesëve priten gola”, – deklaroi Hasani.
Ai beson se nëse vazhdon me formën dhe paraqitjet e mira, ndoshta në të ardhmen do të mund të shpresoj të merr ftesë nga seleksiomuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Miras Jonuz. “ Pres që në të ardhmen të marr ftesë edhe nga A seleksionuesi, mirëpo jam i vetëdijshëm se kjo mund të arrihet vetëm me punë”, – përfundoi numri 10-të i ‘kuq e zinjëve’ tetovarë.
Hasani përveç në përfaqësuesen e Maqedonisë, këtë vit është duke shkëlqyer edhe në fanellën e skuadrës së tij amë, Shkëndijës, me të cilët për momentin mbajnë pozitën e parë në renditje, ndërsa shpresojnë që me një rritëm të tillë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Hasani po zhvillon një gjysmësezon fantastik, duke shkëlqyer me Shkëndijën dhe kombëtaren e shpresave, ndërsa kjo nuk ka mbetur pa u vërjetur nga menaxherë të futbollit, të cilët janë të interesuar që Hasanin ta transferojnë jashta kufijve të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *