Home / Lajme / Maqedoni / Intervenim policor ne televizionin A1

Intervenim policor ne televizionin A1

26 nëntor-
Të punësuarve në TV A1 për më shumë se një orë iu ndaluan hyrje-daljet në ndërtesën e televizionit nga ana e policisë. Ngjarja filloi dje pas dite diku pas orës 18. Kryeredaktori i A1 Mlladen Çadikovski, thekson se policia ka penguar lëvizjen e të punësuarve në A1 pa asnjë shpjegim.

Forca të mëdha policore mbrëmë kanë ndërhy në hapësirat e televizionit A1.

Të punësuarve në TV A1 për më shumë se një orë iu ndaluan hyrje-daljet në ndërtesën e televizionit nga ana e policisë. Ngjarja filloi dje pas dite diku pas orës 18. Kryeredaktori i A1 Mlladen Çadikovski, thekson se policia ka penguar lëvizjen e të punësuarve në A1 pa asnjë shpjegim.

Ndërkohë nga MPB theksojnë se gjithë kjo nuk ka të bëj aspak me televizionit A1, por për ndërmarrjet tjera që janë të regjistruara në të njëjtën adresë të televizionit. Zëdhënësi I MPB Kotevski u bëri thirrje gazetarëve që të mos bien pre e këtyre manipulimeve.

Me të punësuarit e TV A1 mbrëm u solidarizuan edhe një numër i qytetarëve si dhe përfaqësues të opozitës, shumica nga LSDM, PRSD, PLD, DR, PDSH-ja, dhe nga partia ‘Të bashkuar për Maqedoninë”.Sot në mëngjes janë vendosur pllomba në televizionin A1.

Është pllombuar edhe serveri dhe qendra kompjuterike dhe në këtë mënyrë është vënë në rrezik funksionimi dhe emetimi i programit.

Gjendja para televizionit të premten është e qetë. Përreth ndërtesës së televizionit vazhdojnë të qëndrojnë forca të mëdha policore, të cilat po u asistojnë inspektorëve financiar. Të punësuarit në këtë televizion thonë se të enjten vonë pas mesnate, pasi ishin larguar qytetarët e shumtë që kishin shkuar të përkrahin televizionin, policia kishte thyer dyer dhe i kishte rrahur gazetarët dhe të punësuarit derisa i kryenin punët e tyre.

Ishte sulmuar edhe kryeredaktori Mladen Cadikovski dhe dy punëtorë të sigurimit të televizionit.

Lidhur me këto ngjarje para televizionit A1, policia njoftoi po vepron sipas kërkesës për asistencë nga policia financiare, e cila po tenton të kryejë kontroll mbi punën financiare të një numri më të madh të firmave në këtë adresë.

“Nuk bëhet fjalë për kontrollin e televizionit A1, por për kontrollin e firmave të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski dhe paralajmëroi se së shpejti kjo do të dalë me informacion më të thuktë. Në Studion e A1-shit është lajmëruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Meret vesh se neser ne treg nuk do te dalin gazetat, Vreme dhe Koha e Re.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *