Home / Lajme / Rajon / Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-së

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-së

7 nëntor-
Mustafa në garën për liderin e kësaj partie ka siguruar 235 votat e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e shtatë të kësaj partie, derisa kundërkandidati i tij, lideri i deritanishëm, Fatmir Sejdiu siguroi 124 vota

Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa është zgjedhur lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Mustafa në garën për liderin e kësaj partie ka siguruar 235 votat e delegatëve të LDK-së në Kuvendin e shtatë të kësaj partie, derisa kundërkandidati i tij, lideri i deritanishëm, Fatmir Sejdiu siguroi 124 vota.

Në fjalën përshëndetëse pas triumfit në garën për kreun e LDK-së, Isa Mustafa

ftoi gjithë elektoratin e shpërndarë të LDK-së që të kthehen në, siç tha ai, familjen e tyre.

Mustafa, tha se LDK ka sfida të mëdha para saj dhe se te gjithë që ndihen pjesë e saj, mund te kontribuojnë.

Ai tha se qeverisja në këto vite shkoi në rrugë të gabuar, duke konstatuar se në Kosovë ka depresion moral dhe ekonomik. Përmendi ngulfatjen e shtetit nga ana e grupeve të interesit, duke shquar edhe problemin e korrupsionit.

”Duke marre këtë detyrë, ju ftoj të gjithëve që jeni pjesë e LDK, që ta ngrisim, ta ndërtojmë, të punojmë dhe të ecim bashkarisht, që gjithë elektorati të rikthehet ne familjen e LDK-se”, tha Mustafa.

Ai në fund të fjalës së tij falënderuese propozoi qe kryetari i deritashëm i LDK-së, Fatmir Sejdiu, të shpallet kryetar nderi i LDK-së, propozim ky që u duartrokitë nga pjesëmarrësit në Kuvend.

Mysafir në kuvendin e 7 zgjedhor të LDK-së janë, ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, nënkryetari i parë i AAK-së Blerim Shala dhe Zef Morina, kryetari i PSDI-së

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *