Home / Lajme / Maqedoni / Kalaja:Ahmeti të tregojë të vërtetën

Kalaja:Ahmeti të tregojë të vërtetën

3 nentor-
Kush ishin anëtarët e vërtetë të Shtabit të Përgjithshëm? Mos vallë Abdilaqim Ademi! Ndoshta Beqir Sinani duhet t`ia bartë çantën Ali Ahmetit për t`u shpallur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sikur bënte dikur ky Abdilaqimi”, thuhet në fillim të reagimit.
Ua bëjmë me dije se Beqir Sinani, ishte ndër shtyllat kryesore të luftës bashkë me vëllaun e vet Ridvanin që pas luftës e vrau dora e zezë.

Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”,me seli në Tetovë, reagon ashpër ndaj deklaratës së dhënë në mediume se Beqir Sinani, është vetëshpallur pas luftës anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

“Po ju pyes publikisht juve, si nuk ju vjen turp, të vazhdoni akoma me trillime të fëlliqura dhe me genjështra si çdo herë, që keni bërë deri tash?Atëherë po ju pyesim.

Kush ishin anëtarët e vërtetë të Shtabit të Përgjithshëm? Mos vallë Abdilaqim Ademi! Ndoshta Beqir Sinani duhet t`ia bartë çantën Ali Ahmetit për t`u shpallur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, sikur bënte dikur ky Abdilaqimi”, thuhet në fillim të reagimit.

Ua bëjmë me dije se Beqir Sinani, ishte ndër shtyllat kryesore të luftës bashkë me vëllaun e vet Ridvanin që pas luftës e vrau dora e zezë.

“Ky rast sa për dijen tënde zoëtri Ahmeti, ende nuk është zbardhur.

Po ju rikujtoj juve dhe bashkëmendimtarëve tua edhe disa vrasje tjera të shumë eprorëve të UÇK-së, të cilët u vranë në rrethana misterioze, si vrasja e komandant Strugës, komandant Kushtrimit, komandant Hoxhës-(Hoxha i Merovës), komandant Ilirit e shumë të tjerë”, thuhet në reagimin e Kalasë.

Më tej në këtë reagim drejtuar opinionit, thuhet se është turp dhe mëkat për Ali Ahmetin, të qëndroni ende aty ku jeni, sepse dhjetë vite pas luftës, gënjeshtrat e tua nuk kanë përfunduar.” Edhe pse me qindra herë premtuat, por kur nuk e sollët ligjin për familjet e dëshmorëve.

Ligjin e gjuhës e keni të cunguar, apo e përdorim vetëm në shtëpi askund tjetër.

Ua bëjmë me dije njëherë e përgjithmonë se ju nuk ishi luftëtarët që e nisët luftën. Luftën e filluan djemt e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës për tjera ideale, por ju ishit ata që me urdhër të Beogradit erdhët dhe luftës ia ndryshuat kahjen.

Na vjen çudi, pse në mbrojtje tuaj doli Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, kur ato e dinë shumë mirë se Ali Ahmeti i takoi grupit të FARKUT (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) e jo të UÇK-së së Adem Jasharit”, thekson Izair Samiu-Baci. “ Pikërisht unë Izair Samiu, kryetar i Shoqatës të Veteranëve të Luftës “Kalaja”, në vitin 2005 në një gazetë shqiptare, të bëra një pyetje publike, por ti asnjëherë nuk u përgjigje.

Me çfarë misioni të përçolli emraku dhe mbiemraku yt, në vitin 1984 prej Prishtine në Zvicër.
Por ty nuk u përgjigje as në këtë pyetje por edhe në shumë pyetje tjera…Pra e drejta vonon por ajo nuk harron. Përgjigjen ja dhanë popullit vetë dosjet e Beogradit.

Nuk vonon edhe e vërteta e bisedës që bëmë me tezakun tënd në vitin 2005 në një restoran të njohur në Tetovë, i cili mu drejtua me fjalët “Ri rehat o bac se populli e pranoi Aliun si patriot, por së shpejti do ta përcjellë si tradhëtar të popullit”.Kjo është koha e fundit, andaj ik sa më shpejt Ali Ahmeti”, qëndron në fund të reagimit të Kalasë, nënshkruar nga kryetari Izair Samiu.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *