Home / Lajme / Maqedoni / Kallëzime penale kundër tifozëve të Shkëndijes

Kallëzime penale kundër tifozëve të Shkëndijes

25 nëntor-
Që të mos vijë deri tek përleshja fizike me tifozët “Vojvodët”, personave në fjalë u është urdhëruar që të tërhiqen, por ato bashkërisht me turmën kanë filluar të gjuajnë në drejtim të policisë dhe objekteve në afërsi, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Policia e Tetovës.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka ngritur kallxim penal, ndaj 12 personave nga Tetovë dhe një nga Reçica e Vogël, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepra penale, “sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”, “dhunë” dhe “pjesëmarrje në turmë që pengonte personat zyrtarë në kryerjen e obligimeve të tyre ”.

Sipas njoftimit të policisë, personat janë të moshës nga 17 deri në 26 vjeçare, dyshohen se gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve të Teteksit dhe Shkëndijës, që u zhvillua më 3 nëntor, nga tribunat kanë hedhur sende të ndryshme në fushën sportive dhe ndaj pjesëtarëve të policisë, ndërsa më pas në turmë janë drejtuar drejt tribunës lindore të stadiumit ku kanë qenë të vendosur tifozët e Teteksit.

Që të mos vijë deri tek përleshja fizike me tifozët “Vojvodët”, personave në fjalë u është urdhëruar që të tërhiqen, por ato bashkërisht me turmën kanë filluar të gjuajnë në drejtim të policisë dhe objekteve në afërsi, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Policia e Tetovës.

Më tej në këtë njoftim theksohet se, me këtë rast, janë lënduar katër policë, ndërsa janë dëmtuar 7 vetura private dhe dy vetura zyrtare të policisë, gjashtë shtëpi, dy lokale afariste etj.

SPB-ja e Tetovës poashtu, ka inicuar edhe kërkesë për inicim të procedurës penale ndaj 18 tifozëve të Shkëndijës, dy të Teteksit , ndaj dy klubeve si dhe ndaj komesarit për siguri të Teteksit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *