Home / Sport / Kampionët treguan forcën e tyre

Kampionët treguan forcën e tyre

“Sigurisht që jemi të kënaqur me mënyrën se si rrodhën gjërat. Me dy futbollistë më pak, ne krijonim lojë dhe fituam penalti, të cilën e realizova unë, duke marrë tre pikë të rëndësishme për kreun e tabelës”, – deklaroi sulmuesi i Renovës, Ylber Aliu.

Renova të shtunën në Autokomandë të Shkupit shënoi fitore të rëndësishme 1:0 përballë Skopjes. Ky rezultat dhe ky tre-pikësh fiton në vlerë, nëse shtojmë faktin se kampionët në fuqi një periudhë luajtën me dy futbollistë më pak në fushë, pas largimit të Statovcit dhe Emrullahut me karton të kuq. Me 9-të futbollistë në teren, të arrihet të shënohet gol dhe të merren tre pikët përballë një kundërshtari të motivuar siç është Skopje, nuk është punë e voglë, për më shumë nga fakti se ky ekip në teren të vet nuk mundet lehtë.

“Sigurisht që jemi të kënaqur me mënyrën se si rrodhën gjërat. Në fakt nuk mund të jemi të kënaqur që morëm dy kartonë të kuq, mirëpo na gëzon mënyra se si reaguam pas kësaj. Me dy futbollistë më pak, ne krijonim lojë dhe fituam penalti, të cilën e realizova unë, duke marrë tre pikë të rëndësishme për kreun e tabelës”, – thotë autori i golit të fitores kundër Skopjes, Ylber Aliu, i cili foli edhe për skuadrën vendase. “U vërtetua edhe një herë se Skopje ka ekip kualitativ që vështirë mundet, posaçërisht në teren të vet. Ata luajtën shumë mirë, prandaj mendoj se ne kryejtëm punë të madhe me marrjen e tre pikëshit kundër një rivali tillë”.

Për Aliun ky ishte goli i parë pas rrikthimit në ekip, kur dihet se një kohë pauzoi si pasojë e një lëndimi. Ai shton se është i lumtur për golin, por më shumë e gëzon fizionomia e re e ekipit, që duket shumë e sigurtë në fushë, në synimin për të mbrojtur titullin e kampionit.

“Me ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokoli, loja jonë ka shënuar ngritje të madhe. Tani jemi më dominues, më të vendosur dhe dukemi shumë të fortë dhe të bindur në atë çka dëshirojmë në çdo takim. Prandaj mendoj se ne kemi fuqi që të mbrojmë titullin e kampionit dhe në këtë drejtim është e rëndësishme që të fitohen sa më shumë pikë deri në fund të sezonit vjeshtorë, ndërsa më pas me përgatitje cilësore të kërkojmë titullin e dytë me rradhë”, – përfundoi Aliu.

Renova javën e ardhshme është vendase e Napredokut, ekip ky që në rrethin e parë të sezonit mundi ‘gjipspunuesit’ me rezultatin 1:0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *