Home / Lajme / Maqedoni / Kapen 5 vetë me 101 mln $ false. Policia: Hynë nga Maqedonia

Kapen 5 vetë me 101 mln $ false. Policia: Hynë nga Maqedonia

4 nëntor-
Sipas burimeve, forcat e policisë i kanë ndaluar poseduesit e vlerave të mëdha financiare në lagjen nr.13, pikërisht në zonën e plazhit, 4 km në jug të qytetit bregdetar. Ne cilesine e provave materiale jane sekuestruar dollaret te vendosur ne disa canta si dhe dy automjete, një Benz me targa SH 3663 E, dhe një Volkswagen me targa të huaja.

Forcat e policisë së Durrësit arrestuan në orët e para të ditës së sotme pesë persona, të cilëve iu gjetën 101 kambiale amerikanë me vlerë 1 milion USD secila.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut bënë të ditur se 3 prej arrestuarve janë shqiptarë me banim në Maqedoni, ndërsa 2 të tjerët janë banues në qytetin e Shkodrës. Dollaret sherbenin per transaksione bankare. Në pranga kanë rënë shtetasit Edmon Temali 41 vjec e Nesti Rekaj 34 vjec nga Shkodra, Zaim Bajrami, 33 vjec Isli Bajrami 57 vjec dhe Nasim Zeneli, 47 vjec shqiptare me banim ne Maqedoni.

Sipas burimeve, forcat e policisë i kanë ndaluar poseduesit e vlerave të mëdha financiare në lagjen nr.13, pikërisht në zonën e plazhit, 4 km në jug të qytetit bregdetar. Ne cilesine e provave materiale jane sekuestruar dollaret te vendosur ne disa canta si dhe dy automjete, një Benz me targa SH 3663 E, dhe një Volkswagen me targa të huaja.

Policia bëri të ditur se dollarët fals janë stampuar jashtë Shqipërisë dhe janë sjellë në vendin tonë nëpërmjet Maqedonisë.
Burime te rezerbuara bejne te ditur se dollaret mund te perdoreshin neper kazino ose aktivitete te tjera te lojrave te fatit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *