Home / Sport / KFV Shkëndija mundi 9:2 Vienamin

KFV Shkëndija mundi 9:2 Vienamin

Shkëndija me goleadë festoi 28 Nëntorin.

Skuadra e futbollit të vogël Shkëndija nga Tetova në tërësi realizoi atë që paralajmëroi, duke mundur 9:2 skuadrën Vienam nga Vinica në kuadër të javës së 11-të të Ligës së Parë të Fut-sall, dhe në këtë mënyrë duke i dhënë shije edhe më të bukur fitores së kushtuar ditës së Flamurit Kombëtar, me rastin e përvjetorit të 98-të të Pavarësisë së Shqipërisë. Të motivuar nga ky fakt, në palestër të stërmbushur me tifozë, në krye me ‘Ballistët’ dhe me një pamje të pazakontë, por gjithsesi të bukur me vendosjen e flamurit gjigand që kishte mbuluar tërë faqen e murit të palestrës, futbollistët e Shkëndijës sikur fluturonin në teren. Në saje të një loje të tillë vendasit me shpejtësi avansuan 2:0, ndërsa më vonë miqtë zbutën epërsinë pas një gabimi të vendasve. Në pjesën e dytë KFV Shkëndija shënoi përsëri, por në këtë periudhë u pranua edhe një gol i pa nevojshëm, për tu shfaqur më pas një makineri e vërtetë që shkatëroi kundërshtarin, duke i detyruar deri në fund të takimit të kapitulojnë plot 9-të herë. Shkëndija fitoi me meritë përballë një kundërshtari të fortë që së bashku me ‘kuq e zinjtë’ synon kreun e tabelës së play-offit, mirëpo që kësaj rradhe në Tetovë nuk pati as mundësinë më të vogël për të treguar potencialin, pasi të dilën Shkëndija komandonte gjithcka.
“Ishte një lojë e madhe për KFV Shkëndija, pasi bëhej fjalë për një derbi të vërtetë e përputhur në një ditë të madhe për ne sic është 28 Nëntori, një festë e madhe për shqiptarët dhe ngjyrat ‘kuq e zi’. Pikërisht ky motiv dhe ky emocion bëri që ne djelmoshat e Shkëndijës me ambicie të rritura dhe me lojë fenomenale të shkatërojmë kundërshtarin. Ishte për ne kënaqësi të luhet në një palestër të stërmbushur të përcjellë me grupin e tifozëve ‘Ballistët’ dhe me flamurin gjigant me Shqiponjën dy krenare të vendosur në tërë faqen e murit të palestrës. Ky flamur që është shfaqur në Tiranë, Shkup dhe në stadiumin e qytetit në Tetovë ku luan Shkëndija jonë e madhe, kësaj rradhe në këtë ditë të shënuar u vendos edhe në palestrën e sportit të Shkollës së mesme të mjekësisë. Kjo sikur na dha krahë, sikur luanim për flamurin dhe në flamurin, kështu që dominuam gjatë gjithë ndeshjes, duke e deklasuar me merritë ekipin e Vienamit. Falemenderoj në emrin tim dhe në emër të gjithë KFV Shkëndija të gjithë ata që na përkrahën dhe që ishin me ne në këtë ditë të vecantë, duke shpresuar se kanë ngelur të kënaqur me paraqitjen tonë. Urime të gjithëve dita e Pavarësisë”, – deklaroi i emocionuar kapiteni i KFV Shkëndija Blerim Besimi-Belta.
Pas përfundimit të takimit të gjithë ishin të kënaqur me fitoren dhe paraqitjen, duke vazhduar festën në qytet dhe lokale të ndryshme, ku festohej bashkë me fitoren e Shkëndijës edhe festa e 28 Nëntorit.
KFV Shkëndija ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë të teren mysafir, kur në Sveti Nikolë do të ndeshet me skuadrën Aglomak.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *