Home / Sport / Kjo Shkëndijë meriton titull

Kjo Shkëndijë meriton titull

“Edhe një herë treguam potencialin tonë, duke marrë një fitore të sigurtë, të bukur dhe të vlefshme. Na vjen mirë që rrikthyem pozitën e parë dhe mendoj se këtë e bëmë me merritë. Metalurgu është ekip kualitativ dhe kandidat për titullin e kampionit dhe të gjithë e panë se si kaloi në Tetovë. Dua të them se ne kemi skuadër cilësore dhe në saje të paraqitjeve që kemi, mendoj se merritojmë titullin e kampionit edhe pse jam i vetëdijshëm se është herët për të folur për një gjë të tillë”, – tha Hasani.

Debakli që Shkëndija i shkaktoi të dielën Metalurgut në Tetovë ende është temë kryesore dhe përshtypjet e shumicës janë se miqtë kaluan lehtë me atë rezultat. Kjo nga fakti se Shkëndija dominoi plotësisht në fushën e lojës, duke krijuar numër të madh të rasteve për të shënuar, prej të cilave realizuan vetëm tre. Shfaqja dhe spektakli i dhuruar nga futbollistët ‘kuq e zi’ la të kënaqur mbi 8 000 tifozë të pranishëm në stadium dhe shumë të tjerë të cilët nuk kishin mundësi të jenë prezent të fitores së re të Shkëndijës. Të gjithë futbollistët dhanë maksimumin dhe ishin të shkëlqyeshëm përballë Metalurgut, dhe ndoshta nuk është e arsyeshme të veçohet ndonjëri prej tyre. Mirëpo disi në vete është e qartë dhe gjatë lojës ndjehej se kapiteni Nebi Mustafi është shtylla kryesore e ekipit, duke udhëhequr skuadrën në çastet vendimtare, ndërsa në pjesën ofenzive edhe një herë shkëlqeu Ferhan Hasani, i cili në momente të caktuara çmendte mbrojtësit kundërshtar.

“Edhe një herë treguam potencialin tonë, duke marrë një fitore të sigurtë, të bukur dhe të vlefshme. Na vjen mirë që rrikthyem pozitën e parë dhe mendoj se këtë e bëmë me merritë. Metalurgu është ekip kualitativ dhe kandidat për titullin e kampionit dhe të gjithë e panë se si kaloi në Tetovë. Dua të them se ne kemi skuadër cilësore dhe në saje të paraqitjeve që kemi, mendoj se merritojmë titullin e kampionit edhe pse jam i vetëdijshëm se është herët për të folur për një gjë të tillë”, – tha Hasani, duke folur edhe për mungesat e shumta që kishte Metalurgu të dielën. “Nuk më pëlqen fakti se arsytohen se kishin shumë mungesa. Është e vërtetë që u mungonin disa futbollistë, por ata që luajtën të gjithë llogariten si lojtarë cilësorë që meritojnë vend në formacionin e parë. Të gjithë ata që ndjekin mirë futbollin në Maqedoni, le të shikojnë formacionin me të cilin luajti Metalurgu dhe do të kenë të qartë se ata kishin ekip të fortë në fushë, por që ne e dominuam. Vetë drejtuesit dhe stafi teknik i Metalurgut para fillimit të sezonit deklaronin se kanë 24 futbollistë cilësorë të cilët në çdo moment janë të gatshëm për të hyrë në lojë. Tani me këto arsyetime, mendoj se nuk ulin vlerën e fitores tonë, por vetëm ofendojnë në një mënyrë futbollistët e tyre”, – deklaroi numri ’10’-të i Shkëndijës.

Hasani në fitoren kundër Metalurgut kontriboi në golin e dytë, që në fakt ishte auto-gol i Petkovskit, assistoi në golin e Sali-t për 3:0, ndërsa kishte shumë depërtime dhe kanosje në drejtim të portës kundërshtare.

“Mendoj se gjithë ekipi luajti mirë dhe në masë të madhe më ndihmuan që edhe unë të jap kontributin tim në këtë sukses. Jam krenar që munda të ndihmoj ekipin, por përsëris se ne funksionojmë si kolektiv. Do vazhdojmë të jemi të tillë edhe në në ardhmen, për të arritur të qëndrojmë në krye të tabelës, ku mendoj se realisht e kemi vendin”,- përfundoi sulmuesi ‘kuq e zi’ i njohur më shumë si ‘Buba’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *