Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit publikoi hartën e investimeve

Komuna e Gostivarit publikoi hartën e investimeve

19 nëntor-
Ai theksoi se arriti rezultate në investime, edhe përkundër gjendjes shumë të rëndë financiare në komunë, sipas tij, si rrjedhojë e menaxhimit financiar pa asnjë përgjegjësi nga pushtetit i kaluar komunal.

Komuna e Gostivarit ka publikuar një hartë në të cilën janë pasqyruar të gjitha investimet e realizuara nga administrata aktuale e udhëhequr nga Rufi Osmani.

“Shumica e këtyre investimeve janë bërë me mjete nga buxheti i Komunës së Gostivarit, kurse një numër i konsiderueshëm i tyre janë realizuar falë partneritetit publiko-privat, partneritet ky që tanimë ka filluar të japë rezultatet e para pozitive. Jemi të vetëdijshëm për nevojën që secili qytetar të ketë rrugë të rregulluar, ujësjellës e kanalizim, sipërfaqe të gjelbëruara, ndriçim publik dhe kushte tjera infrastrukturore. Andaj, jemi nisur nga parimi që të investojmë në çdo cep të komunës duke tentuar që gati secili vendbanim të ketë një investim infrastrukturor”, theksoi kryetari i komunës, Rufi Osmani.

Ai theksoi se arriti rezultate në investime, edhe përkundër gjendjes shumë të rëndë financiare në komunë, sipas tij, si rrjedhojë e menaxhimit financiar pa asnjë përgjegjësi nga pushtetit i kaluar komunal.

“Prapëseprapë arritëm të sigurojmë fonde për investime kapitale dhe paralelisht të zvogëlojmë borxhet e trashëguara. Periudha e deritashme ka qenë periudhë e vështirë, periudhë sfidash dhe problemesh, mirëpo falë menaxhimit transparent dhe me përgjegjësi të plotë të parave publike, me të drejtë jemi optimist se vitet në vijim do të jenë vite të investimeve më të mëdha”, theksoi Osmani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *