Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës binjakëzohet me komunën Kepez të Antalisë

Komuna e Tetovës binjakëzohet me komunën Kepez të Antalisë

27 nëntor-
Pas binjakëzimit, komuna Kepez e Antalisë dhe komuna e Tetovës do të vazhdojnë zgjerimin dhe përforcimin e marrëdhënieve për realizimin e projekteve në fushën historike, kulturore, artistike, ekonomike, edukative dhe atë të sportit.
Komuna e Tetovës do të përfitojë nga komuna Kepez, me të cilën bashkërisht do të realizojmë projekte në të mirë të qytetarëve tanë.

Pas votimit nga të dy Këshillat e komunave, të enjten është bërë ceremonia solemne e nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes për binjakëzim mes komunës së Tetovës dhe komunës Kepez të Antalisë. Binjakëzimi i dy komunave është një hap shumë i rëndësishëm për komunën e Tetovës. Duke marrë parasysh përvojën e madhe të komunës Kepez dhe fuqinë e saj ekonomike, kulturore e turistike.
Marrëveshja për binjakëzim konkretisht shtrihet në tre pika kryesore. Pas nënshkrimit të saj do të bëhet Intensifikimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes komunës së Tetovës dhe komunës së Kepezit.
Pas binjakëzimit, komuna Kepez e Antalisë dhe komuna e Tetovës do të vazhdojnë zgjerimin dhe përforcimin e marrëdhënieve për realizimin e projekteve në fushën historike, kulturore, artistike, ekonomike, edukative dhe atë të sportit.
Komuna e Tetovës do të përfitojë nga komuna Kepez, me të cilën bashkërisht do të realizojmë projekte në të mirë të qytetarëve tanë.
Edhe kryetari i komunës së Kepezit, Hakan Tutunxhu, u shpreh tejet i kënaqur nga binjakëzimi i dy komunave. Sipas tij komuna e Kepezit deri më tani është binjakëzuar vetëm me komunën e Starigradit nga Sarajeva. Ndërsa, komuna e Tetovës është komuna e dytë me të cilën binjakëzohet.
Këshillëtari i komunës së Tetovës, Durim Luma, në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti falënderoi kryetarin e komunës së Kepezit dhe këshillin e kësaj komune që votuan binjakëzimin mes dy qyteteve. Sipas Lumës ky është një hap i rëndësishëm për të dy komunat.
Kryetari i Këshillit të komunës së Tetovës, Irfan Emini, tha se Tetova me komunat në Turqi gjithnjë ka pasur marrëdhënie të mira, ndërsa nënshkrimi i memorandumit për binjakëzim është vetëm një akt solemn i përforcimit të këtyre raporteve.
Ndryshe, komuna Kepez është njëra ndër komunat më të mëdha nga tre komunat e Antalisë, ka afërsisht 400 mijë banor dhe është një potencial ekonomik dhe turistik në Turqi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *