Home / Lajme / Maqedoni / Kreu i BFIM-së uron Festën e Kurban Bajramit

Kreu i BFIM-së uron Festën e Kurban Bajramit

15 nëntor-
“E ju qё keni mundësi materiale, therni kurban nё emёr tё Allahut xh.sh dhe kёtё festё bёni edhe mё festive përmes zemёrgjёrsisё, solidaritetit dhe afrimit. Harroni mospajtimet, pёrçarjet dhe komplotet ndaj njёri tjetrit, reflektoni nga drita e besimit tuaj qё tё arrini pajtimin dhe kёnaqёsinё e Krijuesit tё Madhёrishёm”, apeloi kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Kryetari i BFIM-së, Sulejman Rexhepi ka uruar gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së madhërishme të Kurban Bajramit.

“Mё paraqet nder i veҫant qё me rastin e festёs sё Kurban Bajramit, nё emёr tё BFI-sё dhe nё emrin tim personal, tua uroj kёtё festё islame, duke iu drejtuar me lutje Mёshirplotit pёr ndihmё, mbarёsi shёndet dhe lumturi. Andaj besimtarё tё nderuar ti shfrytzojmё ditёt e festёs sё Kurban Bajramit qё ti zbatojmё porositё e Krijuesit tonё, tё njihemi mes veti e jot ё urrehemi! Tu japim pёrparsi dialogjeve e jo dhunёs, komunikimit e jo urrejtjes”, theksoi në mesazhin e tij kreu i BFI-së.

Ai nënvizoi se Festa e Kurban Bajramit është kremtim i kryerjes së shtyllës së pestë islame haxhit që njëherit është tubimi i myslimanëve nga të gjitha anët e botës në vendet e shenjta, në mesin e tyre edhe haxhinjë nga vendi ynë.

“E ju qё keni mundësi materiale, therni kurban nё emёr tё Allahut xh.sh dhe kёtё festё bёni edhe mё festive përmes zemёrgjёrsisё, solidaritetit dhe afrimit. Harroni mospajtimet, pёrçarjet dhe komplotet ndaj njёri tjetrit, reflektoni nga drita e besimit tuaj qё tё arrini pajtimin dhe kёnaqёsinё e Krijuesit tё Madhёrishёm”, apeloi kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Në mesazhin e tij, urime tё pёrzemёrta u shprehën edhe tek tё gjithё besimtarёt nё rajon dhe mё gjёrё mёrgimtarёve duke dëshiruar mirëqenie, disponim tё kёndshёm dhe kёnaqёsi gjatё ditёve tё festёs sё Kurban Bajramit.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *