Home / Lajme / Maqedoni / Kritika për gjyqësinë, administratën dhe korrupsionin

Kritika për gjyqësinë, administratën dhe korrupsionin

9 nëntor-
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule deklaroi se Komisioni i thekson rekomandimet e veta se negociatat për inkuadrim drejt BE-së duhet të hapen, por se në këtë drejtim zgjidhja e emrit është me rëndësi qenësore.

Raporti i Komisionit Evropian mbi arritjet e Maqedonisë për këtë vit, konsiderohet përgjithësisht si pozitiv por ai përmban mjaft vërejtje.
Nga Maqedonia pritet përparim në dialogun politik, në luftën kundër korrupsionit, përshpejtim i reformave në gjyqësor dhe në administratën publike, kërkohet liri më e madhe për mjetet e informimit. Gjithashtu nënvizohet nevoja për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule deklaroi se Komisioni i thekson rekomandimet e veta se negociatat për inkuadrim drejt BE-së duhet të hapen, por se në këtë drejtim zgjidhja e emrit është me rëndësi qenësore.

“Maqedonia vazhdon t’i plotësojë kriteret politike. Komisioni i thekson rekomandimet e veta se negociatat për inkuadrim drejt BE-së duhet të hapen. Megjithatë, unanim është mendimi se për fillim të negociatave nevojitet zgjidhje e përbashkët e pranueshme dhe e arritur në bisedimet për çështjen e emrit nën patronatin e KB-së”, deklaroi eurokomisioneri Shtefan Fule në konferencën për shtyp në Bruksel, duke i publikuar raportet për përparimin e vendeve-kandidate dhe aspirante për anëtarësim në BE për vitin 2010.

Në raportin e KE thuhet se Maqedonia duhet të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.

“Çështja për emrin me Greqinë mbetet e pazgjidhur. Dy vendet mbajnë bisedime nën patronatin e KB-së për zgjidhjen e tij. Janë mbajtur shumë kontakte dypalëshe, përfshirë edhe ato në nivelin kryeministror, edhe pse deri më tani nuk ka rezultat konkret. Aktivitete dhe deklarata të cilat do të mund të kenë efekt të pavolitshëm mbi marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, përfshirë edhe zgjidhjen e përbashkët të pranueshme për emrin nën patronatin e KB-së është me rëndësi themelore”, thuhet në Raportin e KE-së.

Lidhur me kriteret ekonomike, thuhet se Maqedonia vazhdon të avancojë mirë. Në disa sfera është bërë progres i mëtutjeshëm drejt krijimit të ekonomisë tregtare funksionale, zvogëlimit të barrierave tregtare dhe përmirësimit të gjyqësisë me qëllim të veprimit më efikas me lëndë ekonomike.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *