Home / Lajme / Rajon / Kriza politike dhe reformat, delegacioni i PE në Tiranë

Kriza politike dhe reformat, delegacioni i PE në Tiranë

4 nëntor-
Po ashtu Kukan ka takuar kryetarin e LSI–së Ilir Meta dhe kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, pasi ndër arsyet e vizitës është edhe diskutimi për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Një delegacion i europarlamentarëve i kryesuar nga Eduard Kukan ndodhet sot në Tiranë për të diskutuar në lidhje me krizën politike dhe procesin e reformave në vend. Delegacioni ka zhvilluar fillimisht një takim me kryeministrin Berisha. Në njoftimin për shtyp të kryeministrisë theksohet se u diskutua mbi situatën politike në vend, ofertën e mazhorancës për hetimin e të gjitha cështjeve nga komisioni hetimor përvec atyre për të cilat ka vendim gjykate.

Delegacioni i europarlamentarëve është takur edhe me kreun e PS Edi Rama.

Po ashtu Kukan ka takuar kryetarin e LSI–së Ilir Meta dhe kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, pasi ndër arsyet e vizitës është edhe diskutimi për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ndërkohë është duke u zhvilluar takimi i dytë i komitetit të përbashkët të Stabilizim Asocimit, në të cilin merr pjesë delegacioni i Parlamentit Europian, si dhe përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.

Në axhendën e këtij takimi janë përfshirë diskutime për situatën politike por edhe reformën zgjedhore.

Një tjetër temë diskutimi pritet të jetë edhe përmirësimi i funksionimit të gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Takimi i sotëm i komitetit të përbashkët parlamentar të Stabilizim Asocimit zhvillohet vetëm pak ditë përpara se Bashkimi europian të vendosë të hënën e ardhshme për liberalizimin e vizave për qyetarët shqiptarë, dhe një ditë më pas, Komisioni europin të shpreh opinionin mbi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *