Home / Sport / “Kuq e zinjtë” të kënaqur nga fitorja e fundit

“Kuq e zinjtë” të kënaqur nga fitorja e fundit

“Patjetër të jemi të kënaqur me fitoren, pasi ne ishim në moment delikat, ndërsa për kundërshtar kishim një skuadër që tradicionalisht është e papërshtatshme për ne. Pas humbjes nga Teteksi dhe largimit të papritur të trajnerit Miha, në ekip ndjehej një krizë psikologjike. Prandaj e vlerësoj shumë të rëndësishme fitoren dhe tre pikët nga dueli me Bregallnicën”, – deklaroi Qatip Osmani.

Pas një jave me plot turbulenca, Shkëndija e Tetovës ka arritur të fitojë tre pikë përballë Bregallnicës së Shtipit, pasi fituan me rezultatin 2:0. Shtyrja e ndeshjes me Teteksin, dhe më pas disfata e ndikuar nga vendimet e arbitrave sigurisht që ndikuan negativisht në gjendjen psikologjike të futbollistëve “kuq e zi”. Nëse kësaj i’a shtojmë largimin e papritur të trajnerit Edmond Miha, atëherë fitorja e Shkëndijës përballë Bregallnicës fiton në vlerë.

“Patjetër të jemi të kënaqur me fitoren, pasi ne ishim në moment delikat, ndërsa për kundërshtar kishim një skuadër që tradicionalisht është e papërshtatshme për ne. Pas humbjes nga Teteksi dhe largimit të papritur të trajnerit Miha, në ekip ndjehej një krizë psikologjike. Prandaj e vlerësoj shumë të rëndësishme fitoren dhe tre pikët nga dueli me Bregallnicën”, – deklaroi Qatip Osmani, i cili udhëhoqi skuadrën e Shkëndijës, për herë të parë prej javës së 6-të, kur pas disfatës nga Renova, në ekip u soll Edmond Miha. Shkëndija edhe pse fitoi në duelin me skuadrën nga Shtipi, loja e skuadrës tetovare në momente të caktuara nuk ishte në nivel.

“ E saktë, konstatimi juaj është me vend. Ne kishim momente të mira kundër Bregallnicës, kur 10-15 minuta shtypnim kundërshtarin, ndërsa më pas pa nevojë vinte deri te rënia e koncentrimit. Kjo nuk duhej të ndodhë, mirëpo theksova në fillim se ne vinim në këtë ndeshje pas disa momenteve jo të mira, dhe largimit të Mihës, kështu që deshtëm apo s’deshtëm kjo gjë u reflektua në lojën e skuadrës. Prandaj vlerësoj shumë fitoren dhe më e rëdësishme se cdo gjë tjetër është që ne morëm tre pikët”, – shtoi “Qato”. Fitorja e fundit Shkëndijën e rritkheu në pozitën e parë në renditje, mirëpo e vërteta për këtë skuadër pason në javët në vijim. “Kuq e zinjtë” i pret një orar i ndeshjeve shumë të rëndësishme me kundërshtarë të fortë nga kreu i tabelës. Të shtunën tetovarët do të jenë mysafir të Rabotnickit në Shkup dhe ky duel do të jetë një test i vërtetë për potencialin dhe pjkurinë e ekipit.

“Nuk dyshoj aspak se kemi cilësi për rezultat pozitiv. Ne edhe në pjesën e kaluar të kampionatit kemi treguar se mundemi të bartemi me skuadrat më të forta në ligë, mbase edhe ne jemi një prej tyre. Rabotnicki është ekip i fortë me futbollistë dhe staf teknik të shkëlqyeshëm, mirëpo edhe ne kemi adutet tona. Shpresoj që futbollistët të kuptojnë rëndësinë e kësaj përballje dhe në qoftë se arrijmë të realizojmë një pjesë të asaj që do të meremi vesh para ndeshjes, nuk dyshoj se nga Shkupi do të kthehemi me rezultat pozitiv”, – tha për fund Osmani.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *