Home / Sport / ‘Kuq e zinjtë’ të pakënaqur nga rezultati kundër Sileksit

‘Kuq e zinjtë’ të pakënaqur nga rezultati kundër Sileksit

“Nuk mund të jemi të kënaqur me barazimin, kur ne ishim skuadra që kishim 70% të lojës. Pësuam një gol të shpejtë, pas gabimit në mbrojtje, mirëpo arritëm të japim përgjigje të shpejtë, duke barazuar përmes Eminit. Por më pas kishim shumë mundësi, kur duhej që në pjesën e parë të vendosim fituesin. Edhe në 45 minutat e dyta ne sulmuam dhe kishim shumë raste për të shënuar, por kur nuk realizohen mundësi të 100 %, atëherë nuk mund të shpresosh në fitore”, – deklaroi për ‘Koha’-n, ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 16-të, Shkëndija e Tetovës ka humbur kryesimin e rendijtes së Ligës së Parë, pasi luajti baraz 1:1 me Silkesin në Kratovë. Ky rezultat ndoshta nuk do të llogaritje si negativ, në qoftë se nuk do të dinim ecurinë dhe ngjarjet në këtë takim, kur Shkëndija shkeli kundërshtarin, mirëpo mosrealizimi i numrit të madh të rasteve për të shënuar, bëri që takimi të mbyllet pa fitues. Ndoshta para takimit dikush do të ishte i kënaqur me një pikë, mirëpo bazuar në lojën e ‘kuq e zinjëve’, dhe dominimit që kishin, ata mundeshin dhe duhej të shënojnë të paktën edhe një gol, për të marrë tre pikët që do t’i mbanin në vendin e parë. Shkëndija kishte shumë kanosje dhe mundësi për të shënuar, në pjesën e dytë portieri vendas bëri të pamundurën kur ndali goditjen e fortë të Hasanit, ndërsa ato cka huqën Nuhiu në pjesën e parë dhe Sali në të dytën, mund liridht të futen në rubrikën ‘e pabesueshme por e vërtetë’.
“Nuk mund të jemi të kënaqur me barazimin, kur ne ishim skuadra që kishim 70% të lojës. Pësuam një gol të shpejtë, pas gabimit në mbrojtje, mirëpo arritëm të japim përgjigje të shpejtë, duke barazuar përmes Eminit. Por më pas kishim shumë mundësi, kur duhej që në pjesën e parë të vendosim fituesin. Edhe në 45 minutat e dyta ne sulmuam dhe kishim shumë raste për të shënuar, por kur nuk realizohen mundësi të 100 %, atëherë nuk mund të shpresosh në fitore”, – foli me pakënaqëi nga barazimi në Kratovë, ndihmës trajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi, i cili shtoi se kushtet në stadiumin e Sileksit ishin katastrofale. “Tereni në Kratovë ishte në gjendje të keqe, ndërsa situata u përkeqësua në pjesën e dytë kur fusha i ngjante një ‘lavre’ të vërtetë. Mirëpo kjo nuk mund të jetë arsyetim për humbjen e rasteve të pastërta para portës kundërshtare. Është një probelm që duhet analizuar, pasi ne jemi duke humbur shumë nga këto huqje. Ashtu ndodhi me Rabotnickin, kur sipas meje humbëm dy pikë, ndërsa e njëjta u përsërit edhe në Kratovë. Nëse dikush mendon se duhet të jemi të kënaqur me nga një pikë në këto dule, gabon rrëndë, pasi Shkëndija ka potencial dhe kualitet për të fituar kundër këtyre skuadrave, për më shumë nga fakti se ne konfirmuam një gjë të tillë me lojën e treguar, por jo edhe me reallizimin”, – shtoi Selimi. Sipas tij skuadra në ditët në vijim duhet të punojë pikërisht në këtë aspekt, pasi këtë fundjavë i pret ndeshje e vështirë me kampionët aktual dhe liderët e renditjes, Renovën. “Gjatë javës vëmendje do i kushtojmë realizimit të rasteve para portës kundërshtare dhe përmirësimit të gabimeve të shfaqura kundër Sileksit. Tani na pret ndeshje tjetër e vështirë me rivalët lokal Renovën. Mendoj se Shkëndija ka forcë për të vazhduar ecurinë pozitive në kampionat, pa marrë parasysh kundërshtarin. Prandaj ne duhet të shohim vetëm veten, të përgatitemi mirë, të japim maksimumin dhe kur e gjithë kjo realizohet, atëherë suksesi nuk mungon”, – përfundoi Selimi.
Shkëndija menjëherë pas sfidës me Sileksin ka filluar përgatitjet për sfidën e ardhshme, kur të dielën në Tetovë do të zhvillohet derbi i madh lokal mes Shkëndijës dhe Renovës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *