Home / Lajme / Maqedoni / Kurti: Shqiptarët nuk duhet lejuar falsifikimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Kurti: Shqiptarët nuk duhet lejuar falsifikimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

22 nëntor-
Sipas tij, shqiptarët janë aty në Maqedoni dhe se nëse nuk figurojnë saktësisht ne lista, do të reagojnë, do të duken e do të shfaqen.

Lideri i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”, Albin Kurti se shqiptarët në Maqedoni nuk duhet të lejojnë abuzimin dhe falsifikimin e regjistrimit të popullsisë.
“Regjistrimi i popullsisë është një gjë e nevojshme për çdo shtet i cili dëshiron të planifikoj politika afatgjata. Por, se cili është ky plan në rastin konkret, nga cilat motive bëhet kjo gjë nga autoritetet maqedonase, lë mjaft hapësirë për dyshime.

Shqiptarët duhet patjetër të jenë të përfaqësuar në Entin e Statistikave si përqindje e përgjithshme, por sidomos në pozitat drejtuese të këtij institucioni.

Të dhënat në terren, mospërfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion, qoftë në nivelin qendror apo rajonal aktualisht, përvojat e hidhura me regjistrimet në të kaluarën, skandali lidhur me ligjin për natalitetin para ca kohe, janë indikacione se ky regjistrim është i motivuar nga qëllime antishqiptare”, theksoi Albin Kurti.
Sipas tij, shqiptarët janë aty në Maqedoni dhe se nëse nuk figurojnë saktësisht ne lista, do të reagojnë, do të duken e do të shfaqen.

” Çështja është nëse Qeveria Gruevski do të mësoj se diskriminimi e nënpërfaqësimi nuk krijon rehati. Shqiptarët janë! Ata duhet trajtuar si janë dhe duhet numëruar aq sa janë. Ndryshe, ata mund të dalin shumë më tepër”, theksoi kreu i Lëvizjes “VETËVENDOSJE!”

Ai ka folur për bllokimin e procesit të integrimeve euroatlantike në Maqedonia nga Qeveria aktuale, debatet lidhur me publikimin e dosjeve dhe procesin e lustrimit në Maqedoni, nevojën për alternativa të reja politike shqiptare, sfidat e “VETËVENDOSJES!” në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë si dhe çështjet tjera shqiptare në rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *