Home / Lajme / Rajon / LDK, nis gara për partinë, Sejdiu perballë Mustafën

LDK, nis gara për partinë, Sejdiu perballë Mustafën

7 nëntor-
Sejdiu ka paraqitur ekipin udhëheqës të Kuvendit Zgjedhor, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu. Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së nuk po marrin pjesë Bujar Bukoshi e as Ukë Rugova. Ardhja në kuvend e kryetarit aktual Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafës, kryetar i Prishtinës është pritur me brohoritje nga delegatët, të cilët kanë thirrur “Isa, Isa”. Punimet e Kuvendit po i përcjell ambasadori amerikan Dell, nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.

ORA-11:50-SHPALLEN KANDIDATURAT, SEJDIU DHE MUSTAFA PERBALLE
Pas fjales se Sejdiut, Blerim Shales, u shpllane kandidatet qe do garojne sot per kreun e LDK. mesohet se Fatmir Sejdiu, ish-kryetar i LDK do kete perballe Isa Mustafen, aktualisht kryetar i komunës së Prishtinës.

ORA11:20-SEJDIU: JEMI PARTI E SE ARDHMES; SOT MOMENTI TE BEHEMI BASHKE NE SHTEPINE QE NDERTUAM BASHKE
Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së e ka hapur kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu.
Sejdiu ka paraqitur ekipin udhëheqës të Kuvendit Zgjedhor, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu. Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së nuk po marrin pjesë Bujar Bukoshi e as Ukë Rugova. Ardhja në kuvend e kryetarit aktual Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafës, kryetar i Prishtinës është pritur me brohoritje nga delegatët, të cilët kanë thirrur “Isa, Isa”. Punimet e Kuvendit po i përcjell ambasadori amerikan Dell, nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.

Ne fjalen e tij Sejdiu vleresoi se LDK eshte parti ku gershetohet tradita dhe modernia dhe se nuk eshte parti qe bie pre e fushatave te orkestruara “LDK deshmon sot se eshte me e fuqishme se kurre”. Ái ftoi sot personat qe i jane larguar partise, ti bashkohen partise. “Sot me shume se kurre eshte koha per te qene bashke ne shtepine qe e ndertuam po bashke”, tha Sejdiu. Në fjalën e tij përshëndetëse, Sejdiu siguroi se LDK do realizojë plotësisht vizionin e Kosovës demokratike dhe europiane. LDK, tha Sejdiu “synon integrimin e Kosovës në BE dhe NATO dhe me këtë vizion, ajo do marrë përsipër qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm”.
LDK, sipas Sejdiut, “ka dhënë kontribut të ndjeshëm për lirinë dhe demokracinë e Kosovës dhe është dëshmuar një forcë politike e ndërgjegjshme para qytetarëve të Kosovës”.
Objektivat kryesore të kësaj force politike, për Sejdiun do të jenë konsolidimi i shtetit ligjor, lufta e vendosur kundër korrupsionit, reformat në arsim dhe shëndetësi, zhvilimi ekonomik i balancuar dhe politika sociale që u shërbejnë të gjitha shtresave dhe qytetarëve.
“Kërkohet një punë e madhe për forcimin e institucioneve demokratike dhe vazhdimin e nxjerrjes së ligjeve që u shërbejnë Kosovës. Ne duhet të punojmë që të ndryshojmë edhe veteveten”, tha kryetari aktual i LDK-së.
Ai siguroi se “LDK do promovojë liritë njerëzore dhe do të punojë që në Kosovë të mos ketë as më të voglin diskriminim fetar apo nacional”.
Sejdiu siguroi se LDK garon në zgjedhjet e reja kombëtare me programin në konkurues. “Ne angazhohemi për një fushatë të ndershme zgjedhore, ku mbizotëron fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit”, tha Sejdiu duke theksuar se “LDK nuk do të lejojë që gjatë procesit zgjedhor të preket dhe cënohet vota e qytetarëve”.
“Ne jemi të përkushtuar për reforma të thella në shumë sektorë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. LDK do kontribuojë për marrëdhënie të mira me gjithë fqinjët, përfshirë edhe bashkëpunimin me Serbinë, por asnjëherë nuk do të vihet në diskutim statusi i Kosovës”, tha ai.
Zbardhja e fatit të personave të pagjetur që nga lufta e Kosovës, sipas tij “mbetet preokupimi i përhershëm i LDK-së”. “Ne do përkrahim institucionet tona dhe ato ndërkombëtare që të mos pushojnë në gjetjen e kriminelëve të luftës, në mënyrë që ata të marrin ndëshkimin e duhur”, tha ai.

ORA 07:00-LDK, SOT GARA PER KREUN E PARTISE

Sot në Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-së, pritet te zgjidhet kryetari i ri i Partise. Do te jene 355 delegatë qe do votojne për t’u bërë kryetar partie.
Fillimisht, delegatët do t’i miratojnë me aklamacion propozimet për kryetar partie, e më pas kandidatët për këtë pozitë do t’i nënshtrohen procesit të votimit. Me Statut të LDK-së parashikohet që kur ka më shumë se një kandidatë për kryetar, votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Në orën 11 fillon Kuvendi i VII Zgjedhor, që më shumë se kurrë më parë mund të përcaktojë fatin e kësaj partie. Dilema që konsiston në faktin nëse LDK-së do t’i prijë Fatmir Sedjiu apo Isa Mustafa, deri më tani nuk është zgjidhur.

Zyrtarët e LDK-së mbrëmë deri vonë kanë zhvilluar konsultime, por nuk janë deklaruar për zhvillimet e reja. Në një nga prononcimet e rralla, Ramë Manaj, për Radion Evropa e Lirë të shtunën ka thënë se Fatmir Sejdiu ka hequr dorë që t’i prijë listës në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Ky prononcim nuk ka hequr dilemën, sepse ende ka mbetur i paqartë posti i prijësit të partisë. Burime (jo) zyrtare thonë se mbrëmë vonë është arritur një marrëveshje, sipas së cilës LDK-së do t’i prijë Isa Mustafa.

Nuk dihet nëse para kuvendit si kandidat do të paraqiten Sejdiu dhe Mustafa, apo nëse kryetari aktual i LDK-së do ta mbështesë kandidaturën e Mustafës për të kaluar me aklamacion.

Kuvendit të VII të LDK-së i ka paraprirë një situatë tensionuese brenda kësaj partie që rezultoi me krijimin e listës “LDK-Ibrahim Rugova” dhe me debate brenda LDK-së nëse kryetar i saj do të jetë Sejdiu apo Mustafa.

Vëzhguesit thonë se një përplasje e re eventuale sot në Kuvendin e VII të LDK-së, mund ta çojë këtë parti drejt ndarjes së mëtejshme.

Fatmir Sejdiu, nën udhëheqjen e të cilit Lidhja Demokratike e Kosovës për herë të parë ka humbur statusin e partisë më të madhe në vend, deri më tani asnjëherë nuk ka pranuar të heqë dorë nga synimi për ta drejtuar këtë parti edhe në një mandat.
Sejdiu, një profesor i Juridikut, e ka drejtuar LDK-në pas vitit 2006, kohë kjo kur lideri historik i saj, Ibrahim Rugova, kishte vdekur. Ai mori drejtimin e partisë në “Kuvendin e Karrigeve”, kur pati përplasje fizike midis delegatëve për shkak që Sejdiu la jashtë forumeve vendimmarrëse mbështetësit e kundërkandidatit të asokohshëm, Nexhat Daci. Pas kësaj, Daci me mbështetësit e tij formoi parti të re.

(d.b/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *