Home / Lajme / Maqedoni / Lideri i PDSH-së, Thaçi, me mbështetje të fortë për AAK-në

Lideri i PDSH-së, Thaçi, me mbështetje të fortë për AAK-në

30 nëntor-
Sonte në ora 00:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës parazgjedhore në Sheshin 21 në Prishtinë, ku si mysafirë i veçantë është i ftuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Marrëdhëniet e mira mes këtyre dy partive vazhdojnë edhe më tutje, pas kremtimit të përbashkët të Ditës së Flamurit me Daut Haradinaj dhe Hysen Gërvalla”, informojnë nga PDSH.

artia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe kreu i saj, Menduh Thaçi, kanë bërë të ditur sot se do të mbështesin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Listën e Rugovës” në zgjedhjet e jashtëzakonshme që duhet të mbahen më 12 dhjetor të këtij viti.

Në kuadër të kësaj mbështetje, lideri i kësaj partie, Thaçi, do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të fushatës parazgjedhore të AAK-së, sonte në mesnatë.

“Sonte në ora 00:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës parazgjedhore në Sheshin 21 në Prishtinë, ku si mysafirë i veçantë është i ftuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Marrëdhëniet e mira mes këtyre dy partive vazhdojnë edhe më tutje, pas kremtimit të përbashkët të Ditës së Flamurit me Daut Haradinaj dhe Hysen Gërvalla”, informojnë nga PDSH.

Partia e Thaçit dhe ajo e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, shënojnë kulmin e bashkëpunimit të tyre.

Zyrtarë të të dyja partive, siç informojnë burime partiake, janë në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me të gjitha çështjet dhe zhvillimet e ndodhura në Maqedoni dhe Kosovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *