Home / Sport / Lirim Sahiti për momentin vazhdon drejtimin e Renovës

Lirim Sahiti për momentin vazhdon drejtimin e Renovës

“Jemi të kënaqur me fitoren nga shkaku se ishte një takim shumë i vështirë. N u treguam më të pjekur dhe me golin e Jançevskit morëm tre pikët, që na mabjnë në kreun e tabelës”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti, i cili në Manastir drejtoi skuadrën në postin e trajnerit, pasi ditë më parë nga ky post u largua Nexhat Shabani.

Pas fitores minimale por shumë të rëndësishme në Manastir përballë Pelisterit, në taborin e Renovës ndjehen të kënaqur. Skuadra arriti të rrikthehet suksesshëm pas disfatës në fushë të Sileksit, për më shumë nga fakti se vetëm një ditë para duelit me Pelisterin, nga posti i trajnerit u largua Nexhat Shabani. Ekipi në Manastir u drejtua nga drejtori sportiv Lirim Sahiti dhe ndihmësit e ish-trajnerit Shabani, Islami, Jonuz dhe Zendeli.

“Jemi të kënaqur me fitoren nga shkaku se ishte një takim shumë i vështirë. Pelisteri në këtë duel vinte pas disa disfatave të njëpasnjëshme dhe kërkonte të ndërpresë këtë seri. Bëhet fjalë për një ekip me futbollistë të rrinjë dhe kualitativ të cilët patën disa raste që nuk arritën t’i shfrytëzojnë, ndërsa ne u treguam më të pjekur dhe me golin e Jançevskit morëm tre pikët”, – sqaroi Lirim Sahiti, i cili për herë të parë drejtoi Renovën nga pankina, ndërsa në vijim shtoi. “ Falemenderoj futbollistët tanë për porfesionalzimin që treguan dhe maksimumin e dhënë gjatë gjithë përballjes. U treguam më të aftë dhe më të pjekur, kështu që mendoj se me meritë fituam. Drejtuesit e Pelisterit i falemenderoj për mikëpritjen dhe për korektësinë që kishin ndaj neve, ndërsa në stil të njëjtë do të tentojmë tu revashohemi në Tetovë”.
Të dielën skuadra kishte pushim, ndërsa nga e hëna kanë startuar përgatitjet për sfidën e ardhshme kur të shtunën skuadra do të jetë mysafire e Horizont Turnovës.
“Vazhdojmë të përgatitemi në mënyrë të zakonshme. Ndoshta risi është se pas largimit të trajnerit Shabani, unë jam duke udhëhequr skuadrën, kuptohet me ndihmën e Bujar Islamit, Faruk Jonuzit dhe Samet Zendelit. Do tentojmë që gjatë javës të përgatisim ekipin për sfidën me Horizontin, ku shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv, megjithse jemi të vetëdijshëm se do të jetë shumë vështirë”, – tha Sahiti, i cili zbuloi se për momentin nuk ka asgjië konkrete rreth zëvendësuesit të Shabanit. “S’ka asgjë konkrete rreth trajnerit të ri. Për momentin do të vazhdojë unë të drejtoj ekipin, së bashku me ndihmës trajnerët, ndërsa për çdo risi opinioni do të njoftohet në kohë,”-përfundoi drejtori sportiv i Renovës, tani më edhe postin e ushtruesit të detyrës së trajnerit, Lirim Sahiti.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *