Home / Sport / LPFM, DERBI I JAVËS: SHKËNDIJA- METALURGU

LPFM, DERBI I JAVËS: SHKËNDIJA- METALURGU

Ky vikend në terent futbollistike në vend sjell ndeshjet e javës së 15-të në elitën e futbollit të Maqedonisë. Dueli kryesor zhvillohet të dielën në Tetovë, ku Shkëndija do të kërkojë të mbrojë pozitën e parë përballë Metalurgut. Renova është mysafire e Skopjes, ndërsa Teteksi pret Rabotniçkin.

Këtë fundjavë në program janë ndeshjet e xhiros së 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Deri sa pjesa më e madhe e ndeshjeve si zakonisht do të zhvillohen ditën e shtunë, takimi më interesant do të jetë në program të dielën, kur në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija pret Metalurgun. “Kuq e zinjtë” gjatë javës kanë përgatitur taktikë fituese, pasi nga ky duel presin vetëm tre pikë, ndërkohë miqtë vijnë me ambicie të veta, por të hendikepaur me mungesën e disa futbollistëve të cilët vuajnë dënimin e kartonave të kuq. Kampionët në fuqi Renova, pas fitores impresionuese përballë Vardarit, tani do të luajnë në cilësi të mysafirit me Skopjen. Skuadra nga lagja e Autokomandës njihet si ekipi i papërshtatshëm në teren të vet dhe ky do të jetë testi i parë më i vështirë për trajnerin Sokoli, i cili debutoi në fitoren ndaj Vardarit. Takim shumë tërheqës të shtunën do të luhet në Tetovë, kur Teteksi pret Rabotniçkin. Vendasit kërkojnë fitore për të lënë pas humbjen nga Bregallnica, ndërsa ‘romantikët’ janë në kërkim të rrikthimit të rezultateve pozitive. Napredoku në Kërçovë takohet me Sileksin, ndërsa Bregallnica pret Pelisterin. Të dielën përveç takimit të lartëpërmendur mes Shkëndijës dhe Metalurgut, do të luhet edhe përballja Vardari – Horizonti.

Dyshet e javës së 15-të:
Skopje-Renova,
Teteksi-Rabotniçki,
Napredoku-Sileksi,
Bregallnica-Pelisteri,
Shëkndija-Metalurgu (të dielën) dhe
Vardari-Horizonti (të dielën).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *