Home / Lajme / Maqedoni / LSDM mocion mosbesimi për Qeverinë VMRO-BDI

LSDM mocion mosbesimi për Qeverinë VMRO-BDI

22 nëntor-
“Premtonin rilindje ekonomike, zhvillim të ekonomisë, fitore ndaj varfërisë dhe papunësisë. Çfarë kemi fituar pas 5 viteve qeverisje të tyre? Fituam varfëri rekorde, papunësi rekorde, nivel të ulët rekord të investimeve”, ka theksuar Cërvenkovski

as Samitit të BE-së, më 16 dhjetor, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) do të propozojë iniciativë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i saj, Branko Cërvenkovski, nga tubimi partiak të mbajtur mbrëmë në Shtip.

Kreu i opozitës maqedonase ka thënë se qëllimi i kësaj iniciative është që partnerëve të koalicionit qeveritar, t’u jepet shansi të përcaktohen se “për çfarë të ardhme të Maqedonisë po angazhohen”.

“Ne e dimë raportin e forcave në Parlament dhe nuk kemi kurrfarë iluzione se ‘rilindësit’ do të votojnë kundër vetvetes. Qëllimi ynë është që t’u japim shans partnerëve të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, atyre më të mëdhenjve dhe më të vegjëlve, atyre maqedonase dhe të bashkësive të tjera etnike, të deklarohen dhe të përcaktohen në cilën anë janë dhe për çfarë të ardhme të Maqedonisë angazhohen”, ka thënë Cërvenkovski.

Sipas tij, qeveria ka dhënë premtime të cilat nuk i ka përmbushur.

“Premtonin rilindje ekonomike, zhvillim të ekonomisë, fitore ndaj varfërisë dhe papunësisë. Çfarë kemi fituar pas 5 viteve qeverisje të tyre? Fituam varfëri rekorde, papunësi rekorde, nivel të ulët rekord të investimeve”, ka theksuar Cërvenkovski.

Ndërkaq, kryeministri Nikolla Gruevski, dje ka kritikuar kundërshtarin e tij opozitar.

“Nga ajo që fillimisht e dëgjova, praktikisht nuk ka asgjë të re. Branko Cërvenkovski po i përsërit fjalimet e tij. Këtë ai po e bën 15 vite vazhdimisht dhe asgjë të re të veçantë nuk ka”, ka thënë Gruevski.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *