Home / Lajme / Maqedoni / ‘LUPUS’, rrahin prindin para fëmijës

‘LUPUS’, rrahin prindin para fëmijës

12 nëntor-
“Unë desha të hyj në parking dhe dolën ata të sigurimit LUPUS a nuk e di se çfarë sigurimi janë aty, mi çelën dyert, kesh me fëmijë, në kontroll fëmijën me dërgua te mjeku, mi çelën dyert edhe më nxjerrën jashtë edhe ma mëshuan, pa kurrfarë arsye. Djali im në kontroll…Po ai fëmija ja nisi me qajë, u trishtua ai fëmi ka edhe trauma psikike. Më ofenduan, ata gjithmonë ofendojnë por ofendimi më i madh për mu është se djalin me trauma psikike e kanë lanë”, kështu u shpreh Xhemail Hamiti, banorë i lagjes Hasanbeg.

Para syve të fëmijës, pjesëtarë të agjencisë private të sigurimit LUPUS, pronarë i së cilës është shefi i sigurimit të kryeministrit Nikolla Gruevski kanë rrahur 44 vjeçarin Xhemail Hamiti nga lagja Hasanbeg e Shkupit.

Është rrahur në oborrin e Qendrës Klinike për ku dhe është nisur për të çuar në kontroll mjekësor djalin e tij.

Nga fotografitë qartë shihet se si dy pjesëtarë të agjencisë private për sigurim LUPUS rrahin Xhemail Hamitin i cili përfundoi në spital.

“Unë desha të hyj në parking dhe dolën ata të sigurimit LUPUS a nuk e di se çfarë sigurimi janë aty, mi çelën dyert, kesh me fëmijë, në kontroll fëmijën me dërgua te mjeku, mi çelën dyert edhe më nxjerrën jashtë edhe ma mëshuan, pa kurrfarë arsye. Djali im në kontroll…Po ai fëmija ja nisi me qajë, u trishtua ai fëmi ka edhe trauma psikike. Më ofenduan, ata gjithmonë ofendojnë por ofendimi më i madh për mu është se djalin me trauma psikike e kanë lanë”, kështu u shpreh Xhemail Hamiti, banorë i lagjes Hasanbeg.

Nga agjencia për sigurim privat LUPUS deklaruan se incidenti ka ndodhur pasi që Xhemail Hamiti i pari ka sulmuar pjesëtarët e tyre. Këtë pohim të agjencisë e ka mbështetur edhe MPB-ja.

Sipas policisë, Xhemaili në momentin kur ka dashur të hyjë në parkingun e spitalit shtetëror i është thënë se aty nuk ka vend, por që ai me dhunë ka tentuar të futet brenda dhe më këtë rast ka sulmuar njërin nga pjesëtarët e LUPUS-it.

Edhe Xhemaili ka denoncuar rastin në polici por të njëjtën e kanë bërë edhe nga agjencia private e sigurimit LUPUS. Ata do të padisin Xhemailin për tentim vrasje pasi sipas tyre me veturë ka dashur të godas njërin nga punonjësit e tyre.

Ndërkohë burime nga Drejtoria për punë të përgjithshme pranë Klinikës Shtetërore, konfirmuan se ky nuk është rasti i parë i incidenteve që shkaktojnë punonjësit e agjencinë se sigurimit LUPUS. Nga atje thonë se raste të tilla janë paraqitur sistematikisht që kur kjo agjenci është koncesioner për sigurimin e parkingjeve në rrethin e spitalit shtetëror.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *