Home / Sport / Maqedonia u grumbullua për sfidën me Shqipërinë

Maqedonia u grumbullua për sfidën me Shqipërinë

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni do të luhet më 17 nëntor në orën 18:00 në Korçë.

Trajneri Jonuz me një formacion krejtësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim është nisur sot për në Shqipëri, kur të mërkurën do të zhvilloj ndeshjen kundër kombëtares “kuq e zi”. Për këtë ndeshje Mirsad Jonuz ka ftuar edhe dy futbollistë shqiptar në mesin e të cilëve janë Agron Memedi i Renovës dhe Bajram Fetai që luan në kampionatin danez te Nordsjellandi. Pikërisht ky i fundit pritet që të debutoj në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa futbollisti i fundit që bën pjesë në listën e seleksionuesit Mirsad Jonuz është mesfushori i “romantikëve” Nikolla Gligorov i cili do të zëvendësoj të lënduarin Goran Todorçev.
“Sa i përket formacionit të Shqipërisë, unë atë ende nuk e kam parë, por megjithatë kam informata se edhe ata do të provojnë disa lojtarë. Megjithatë sa i përket përfaqësueses shqiptare, ajo është një kombëtare e cila me ardhjen e Kuzhes, ka ngirtur nivelin e lojës. Ajo është një përfaqësuese në të cilën sikurse e jona ka shumë futbollistë që luajnë jashtë vendit. Jam i mendimit se kjo ndeshje në stadium të ri do të jetë një sfidë e madhe për të treguar lojë të dyja ekipet përfaqësuese. Në ndeshje të tilla nuk kemi se çfarë të fshehim, thjeshtë do të luajmë një lojë të hapur. Gjithsesi do të luajmë me një formacion sulmues dhe do orvatemi të parët të shënojmë gol. Ajo që është më me rëndësi se rezultati në këtë ndeshje ka rëndësi të njëjtë, pasi ndeshje do na sjelle pikë për renditjen e FIFA-së” – tha trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë Mirsad Jonuz para nisjes për në Pogradec.
Në anën tjetër te përfaqësuesja e Shqipërisë për këtë ndeshje do të mungojnë Ervin Skela dhe Erjon Bogdani, ndërsa Altin Lala dhe Gilman Lika janë në dyshim. Ndeshja Shqipëri-Maqedoni do të luhet më 17 nëntor në orën 18:00 në Korçë.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *