Home / Lajme / Maqedoni / Materiale tjera për Brodecin, reagon BDI

Materiale tjera për Brodecin, reagon BDI

24 nëntor-

Ai deklaroi se këto xhirime i kishte siguruar rastësisht, pasi që dikush i kishte lënë pranë makinës së tij në Tetovë, ndërsa paralajmëroi dorëzimin e tyre pranë Komisionit të Lustrimit.

Një banor i fshatit Brodec, Kadri Dauti në një konferencë me gazetarët sot shpërndau xhirime tonike të një bisede telefonike, në të cilën kreu i BDI-së, Ali Ahmeti akuzohet se ishte organizator i grupit në Brodec.

Ai deklaroi se këto xhirime i kishte siguruar rastësisht, pasi që dikush i kishte lënë pranë makinës së tij në Tetovë, ndërsa paralajmëroi dorëzimin e tyre pranë Komisionit të Lustrimit.

Në xhirimet tonike bëhet fjalë për një bisedë midis Hebib Ahmeti, anëtar i grupit të Brodecit, i cili po vuan burgun në Idrizovë si dhe mikut të tij Kadri Halili.

Në këtë bisedë siç bëhet e ditur, Hebib Ahmeti thekson se pas grupit të Brodecit është Ali Ahmeti dhe se qëllimi është rrëzimi i PDSH-së nga pushteti.

Kadriu Dauti është familjar i njërit nga të burgosurit të rastit të Brodecit, që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007, me një sulm të njësiteve policore ndaj një grupi të armatosur, kur gjashtë persona u vranë, ndërsa u dënuan 13 banorë të tjerë me 192 burg, të akuzuar për vepra terroriste.

Lidhur me këtë menjëherë ka reaguar BDI duke theksuar se “:sot edhe njëherë skenaristët dhe regjisorët e dobët të PDSH-së u munduan të bëjnë falsifikimin e radhës dhe atë me do inçizime të cilat edhe opinioni i gjerë e din se si dhe kush i ka bë”.

“Ne nuk mund të komentojmë më, por kemi vetëm disa pyetje publike: prej cilit nga kompjuterët e Hysen Musliut i keni marrë këto materiale dhe a me të vërtet mendoni se dikush më mund ti beson këtij filmi të juaji në regji të përbashkët mes PDSH-së dhe njëfarë Spasiçit. Jemi të bindur se përgjigjet me siguri se i dini por nuk e dijmë a e keni të qartë se keni ngec në baltë nga i cili mund mund të dilni jashtë. Tani nuk mund t’ju ndihmon as Spasiçi i juaj”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *