Home / Lajme / Rajon / Mbi qiellin e Luginës së Preshevës u pa një meteorit

Mbi qiellin e Luginës së Preshevës u pa një meteorit

13 nëntor-
Siç njofton kjo shoqatë, nëse ky meteorit ka rënë diku, atëherë bëhet fjalë për një trup jo më të madh se një metër, pasi po të ishte më i madh, do të kishte shkaktuar pasoja në një hapsirë më të madhe.

Një meteorit mbrëmë u regjistrua mbi qiellin e Luginës së Preshevës, duke shfaqur dritë, zë dhe dridhje.
Meteoriti është regjistruar edhe nga Shoqata e Astrologëve të Serbisë, e cila ka bërë të ditur se meteoriti në qiell u pa në ora 19.30 mbi qiell në rajonin e Preshevës dhe Bujanocit.

Kjo dritë e cila është shfaqur për disa sekonda ka shfaqur nja panikë tek popullata e këtij rajoni.

Siç njofton kjo shoqatë, nëse ky meteorit ka rënë diku, atëherë bëhet fjalë për një trup jo më të madh se një metër, pasi po të ishte më i madh, do të kishte shkaktuar pasoja në një hapsirë më të madhe.

Millan Jelliçiqin, nga Shoqëria e Astronautëve “Ruxher Boshkoviq” në Beograd, theksoi se kjo dritë ishte një meteor i madh respektivisht trup i ndritshëm qiellorë i cili është parë në një pjesë të qiellit në Jug të Serbisë.

Sipas tij , nga opservatori në Kalamegdan, nuk është parë asgjë, duke arsyetuar me faktin se një gjë të tillë e ka pamundësuar edhe kushtet jo të përshtatshme meteorologjike Po ashtu nga Shoqëria e Astronautëve “Ruxher Boshkoviq” behet e ditur se rënie të tilla ka patur katër herë ndërsa për herë të fundit kishte ndodhur ne Cacak në vitin 1919. (Rijad Demiri/

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *