Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi takon Daut Haradinajn

Menduh Thaçi takon Daut Haradinajn

3 nentor-
“Gjatë këtij takimi është konstatuar se të dy partite PDSH dhe AAK, janë të përkushtuara për të dhënë kontributin e tyre drejt integrimit të dy vendeve në BE dhe NATO. U bisedua edhe situata aktuale për rënien e qeverisë Thaçi në Kosovë, ndërsa zotëri Haradinaj nënvizoi se nuk do të flas pa kulturë si disa të tjerë, pasi që aty ku janë faktet dhe argumentet fjalët janë të tepërta”, bëjnë të ditur burime nga ky takim.

Gjenerali Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe vëlla i liderit të këtij subjekti opozitar, Ramush Haradinajt, bashkë me zyrtarë të lartë të subjektit të tij politik të martën ka qëndruar për vizitë në Tetovë, me çrast është takuar me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në selinë e kësaj partie.

Të dy bashkëbiseduesit kanë preferuar që mos japin deklarata për mediat, ndërsa burime nga takimi kanë bërë të ditur se zhvillimet e fundit në rajon, sidomos me theks të veçant në Kosovë, Maqedoni, dhe Shqipëri.

“Gjatë këtij takimi është konstatuar se të dy partite PDSH dhe AAK, janë të përkushtuara për të dhënë kontributin e tyre drejt integrimit të dy vendeve në BE dhe NATO. U bisedua edhe situata aktuale për rënien e qeverisë Thaçi në Kosovë, ndërsa zotëri Haradinaj nënvizoi se nuk do të flas pa kulturë si disa të tjerë, pasi që aty ku janë faktet dhe argumentet fjalët janë të tepërta”, bëjnë të ditur burime nga ky takim.

Nga ana e tij, lideri I PDSH-së, ka theksuar edhe njehërë brengosjen e tij, për ngecjen e zhvillimeve në Maqedonisë, të cilët stopohen nga ana e vet qeverisë aktuale. Për liderin e partisë, Ramushin, që gjendet në Hagë, Daut Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës, ndonëse besohet, siç tha ai, se së shpejti Haradinaj do të lirohet nga Tribunali i Hagës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *