Home / Sport / Metalurgu s’ka çka të kërkon në Tetovë

Metalurgu s’ka çka të kërkon në Tetovë

Ne nuk gënjehemi se mungesa e disa futbollistëve të tyre do të na lehtësojë neve punën. Përkundërazi me seriozitet maksimal presim këtë sfidë. Respektojmë Metalurgun, por respektojmë edhe veten dhe tifozët tonë. Prandaj Metalurgu s’ka çka të kërkojë në Tetovë, pasi ne jemi të bindur se do të marim fitoren”, – deklaroi mbrojtësi i djathtë i “kuq e zinjëve”, Ilir Elmazovski.

Shkëndija e Tetovës në javën e 15-të hynë si lider i renditjes tabelare dhe sigurisht që nga tabori i kësaj skuadre duan aty të mbeten edhe pas zhvillimit të ndeshjeve të kësaj xhiroje. Megjithatë në taborin ‘kuq e zi’ janë të vetëdijshëm se i pret detyrë e vështirë, pasi të dielën në fushë të vet presin skuadrën ambicioze të Metalurgut. Megjithatë vendasit janë optimist sa i përket kësaj përballeje, duke u mbështetur në formën e mirë që tregoi ekipi në pjesën e dytë të takimit të javës së kaluar me Rabotniçkin në Shkup.
“Loja e mirë kundër Rabotniçkit, posaçërisht në pjesën e dytë na bën edhe më tepër të besojmë se ne mundemi edhe më shumë. Pika e fituar në Shkup ka vlerë të madhe për ne edhe pse ndoshta me pak më shumë fat, apo seriozitet në përfundim të aksioneve mundeshim dhe duhej të shënojmë fitore”, – u shpreh në fillim mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës, Ilir Elmazovski, i cili më pas foli për takimin e rradhës.
“Metalurgu është skuadër e fortë, ndër me të mirat në vend dhe kandidat për titullin e kampionit. Kohëve të fundit kanë disa probleme, posaçërisht pas sfidës me Napredokun, kur tre futbollistë morën kartona të kuq. Ne nuk gënjehemi se mungesa e disa futbollistëve të tyre do të na lehtësojë neve punën. Përkundërazi me seriozitet maksimal presim këtë sfidë. Respektojmë Metalurgun, por respektojmë edhe veten dhe tifozët tonë. Prandaj Metalurgu s’ka çka të kërkojë në Tetovë, pasi ne jemi të bindur se do të marim fitoren”, – foli me siguri në forcën e “kuq e zinjëve”, Ilir Elmazovski. Kjo është ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave në këtë kampanjë, ndërsa rikujtojmë se dueli i parë i zhvilluar në fushë të Metalurgut, u mbyll baraz 1:1, në një duel të dominuar plotësisht nga skuadra tetovare.
Takimi Shkëndija-Metalurgu do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *