Home / Lajme / Maqedoni / Mladenov: Të gjitha vendet e Ballkanit patjetër në BE

Mladenov: Të gjitha vendet e Ballkanit patjetër në BE

19 nëntor-
“Të gjitha vendet e Ballkanit patjetër duhet të hyjnë në BE. Në rast se BE nuk e dëshmon sinqeritetin e qëllim të saj për të pranuar në radhët e saj të gjitha vendet ballkanike, forcat reformatore në rajon shumë shpejt që janë pakicë do të bëhen shumicë, të cilët më pas do të fascinohen nga historia, nacionalizmi dhe urrejtja”, deklaroi shefi i diplomacisë bullgare.

Ministri i jashtëm bullgar, Nikollaj Mladenov deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit patjetër duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Mladenov këtë e theksoi në fjalimin e tij të mbajtur në Londër në një shkollë prestigjioze për ekonomi.

“Të gjitha vendet e Ballkanit patjetër duhet të hyjnë në BE. Në rast se BE nuk e dëshmon sinqeritetin e qëllim të saj për të pranuar në radhët e saj të gjitha vendet ballkanike, forcat reformatore në rajon shumë shpejt që janë pakicë do të bëhen shumicë, të cilët më pas do të fascinohen nga historia, nacionalizmi dhe urrejtja”, deklaroi shefi i diplomacisë bullgare.

Sipas tij, nëse të gjitha vendet fqinje të Bullgarisë nuk janë anëtare të të njëjtit klub, nuk ndjekin rregulla të njëjta dhe nuk i përkasin një rajoni të njejtë ekonomik, shtrohet pyetja atëherë se sa do të mund të mbijetojnë ato duke ngelur jashtë kësaj.

Ai nënvizoi se Ballkani duhet të jetë pjesë e BE-së nga arsyet historike-ideologjike dhe politike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *