Home / Sport / “Mrekullia” Cana, rikthim në fushë që këtë fundjavë

“Mrekullia” Cana, rikthim në fushë që këtë fundjavë

Lorik Cana i ka habitur të gjithë në Turqi me rikuperimin e tij në kohë rekord, nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Manisaspor të dielën e 14 nëntorit.

Mesfushori kuqezi pati një problem me ligamentet dhe mjekët vendosën si afat për rikthimin e tij në fushë një periudhë prej 3 javësh. Por, ai ka qenë rregullisht në stërvitje që prej ditës së hënë dhe do të jetë i gatshëm për derbin e të dielës kundër Beshiktashit.

Mediat turke e kanë quajtur një mrekulli shërimin e tij, ndërsa trajneri George Haxhi ka ndërmend ta hedhë në fushë që nga minuta e parë. “Loriku është gati dhe mund të luajë që nga minuta e parë”, ka thënë tekniku rumun i Gallatasarajit. Cana pritet të ketë një detyrë të vështirë në derbin me Beshiktash, pasi ai do të ketë një duel me mesfushorin spanjoll Guti në mesfushë. Për shkak të dëmtimit me Manisasporin, ai mungoi në miqësoren e kombëtares shqiptare kundër Maqedonisë më 17 nëntor. P

Për Gallatasarajin janë rikthyer në stërvitje edhe Arda Turan e Milan Barosh, por Haxhi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rrezikojë me ta.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *