Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët të rezervuar për zgjedhjet e parakohshme

Ndërkombëtarët të rezervuar për zgjedhjet e parakohshme

24 nëntor-
Burime jozyrtare diplomatike bëjnë të ditur se përfaqësuesit ndërkombëtar janë në pritje të zhvillimeve dhe qëndrimeve më të qarta politike partiake lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve nuk kanë komentuar paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere dje nuk ka dashur të komentojë lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë që do të propozohet muajin e ardhshëm nga ana e Lidhjes Social demokrate Maqedonase (LSDM). Ndërsa, një ditë më parë kësaj pyetje i është shmangur edhe ambasadori amerikan, Filip Riker.

Burime jozyrtare diplomatike bëjnë të ditur se përfaqësuesit ndërkombëtar janë në pritje të zhvillimeve dhe qëndrimeve më të qarta politike partiake lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk ka komentuar deri tani propozimin e paralajmëruar nga opozita maqedonase, derisa zyrtar të partisë së tij nënvizuan se në çdo variant, VMRO-DPMNE është në avantazh dhe i konvenon mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, duke u thirrur edhe në rejtingjet e larta të saj.

Partia shqiptare në pushtet BDI gjithashtu pritet që ditëve të ardhshme të deklarohet lidhur me mocionin e votëbesimit të Qeverisë, ndërsa kjo parti do të dal me qëndrim edhe pas dështimit të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e fundit të Lisbonës.

Partitë opozitare shqiptare njëzëri janë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa në kampin e partive maqedonas vazhdojnë të mbretërojnë rezervime.

LSDM paralajmëroi se propozimin për mocionin e mosbesimit të Qeverisë aktuale do të bëjë më 16 dhjetor, për shkak të bllokimit të proceseve integruese të vendit, varfërisë dhe krizës së përgjithshme në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *