Home / Lajme / Maqedoni / Ndërpriten kërkimet në lumin Drin për Pajtim Sulën

Ndërpriten kërkimet në lumin Drin për Pajtim Sulën

25 nëntor-
Nga shkaqet e përmendura, ekipet e specializuara të SPB-së, kanë ndërprerë kërkimet përkohësisht, për të vazhduar gjatë ditës së nesërme, me shpresë se do të përmirësohet edhe koha.

Ditën e tretë nga tragjedia në fshatin Tatesh i Poshtëm, kur humbi jetën djaloshi 13 vjeçar Pajtim Sula, janë vënë në lëvizje edhe njësitet speciale të SPB-së, ekipet e polombarëve, të cilët kanë filluar ta kërkojnë trupin e pajetë të djaloshit.

Ekipet e polombarëve kanë filluar ta kontrollojnë lumin Drin që nga ura e fshatit Tashmarunishtë, ku edhe fillon liqeni i Glloboçicës, ku sipas familjarëve, dyshohet se janë gjetur pjesë të veshmbathjes së djaloshit. Megjithate, investigimi i bërë në teren nuk ka dhënë rezultate të pritura, ndaj kërkimet duhet orjentuar në kërkimet e patjetërsueshme nënujore, duke kontrolluar hurdhat e lumit, mos vallë, trupi i djaloshit mund të jetë “ankoruar” në ndonjë nga hurdhat e shumta.

Kërkimet janë tepër të vështirësuara së pari për shkak të vonesës së daljes në teren te ekipit të specializuar të polombarëve, uji i turbullt bashkë me nivelin e lartë të Drinit si dhe vegjetacioni i bujshëm dhe i bollshëm që gjendet përgjatë tërë shtratit të lumit Drini i Zi.

Në orët e pasmesditës, kërkimet janë vështirësuar edhe më tepër për shkak të kohës së keqe që përsëri ka përfshirë rajonin e Strugës.

Nga shkaqet e përmendura, ekipet e specializuara të SPB-së, kanë ndërprerë kërkimet përkohësisht, për të vazhduar gjatë ditës së nesërme, me shpresë se do të përmirësohet edhe koha.

Njësiteve speciale të SPB-së, në dispozicion u janë vënë, për të kërkuar trupin e pajetë të Pajtim Sulës edhe peshkatarët e Llabunishtit.

Përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Zi, vazhdimisht janë edhe familjarët e djaloshit, të cilët me shqetësime të mëdha janë në pritje të gjetjes së trupit të humbur pa gjurmë në ujërat e përroit vërshues të fshatit apo të lumit Drini i Zi.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *