Home / Sport / NË TEQE TË TETOVËS U MBAJ TURNE PËR 28 NËNTORIN

NË TEQE TË TETOVËS U MBAJ TURNE PËR 28 NËNTORIN

Dardanët fitues të turneut me rastin e 28 Nëntorit.

Fund-java që lëmë pas e cila u përputh me ditën e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, ka qenë e ngjeshur me aktivitete të ndryshme të kushtuara pikërisht këtij përvjetori. Pikërisht për këtë qëllim, të shtunën në lagjen Teqe të Tetovës u zhvillua turne në futboll për të rrinjë (i dyti me rradhë, pas atij të vitit të kaluar), në të cilën morën pjesë pesë skuadra : Dardanët, Sokolat Teqe, Drita, Shkëndija dhe Renova. Pas zhvillimit të ndeshjeve interesante dhe dinamike, fitues të turneut u shpallën Dardanët, të cilët në finale mundën Shkëndijën, pas egzekutimit të penaltive, pasi koha e rregullt e ndeshje u mbyll me barazimin 1:1. Vendi i tretë në këtë turne i takoi skuadrës së Sokolave të Teqes, ndërsa Drita u ndal e katërta. Golashënues më i mirë i këtij turneu u shpall Shefit Shefiti, Florim Abazi i Dardanëve dhe Harbin Zejnullahi i Shkëndijës ndanë cmimin e futbollistit më të mirë, ndërsa Murat Murati i Dardanëve u zgjodh portieri më i mirë i këtij turneu.

Ekipet pjesëmarëse:
DARDANET, SOKOLAT TEQE, DRITA,SHKENDIJA,RENOVA,
Gollashënuesi i turneut u shpall- SHEFIT SHEFITI
Lojtar të turneut-Florim Abazi K.F.Dardanët dhe Harbin Zejnullahi K.F.Shkendija
Portier më i mirë- Murat Murati K.F.Dardanet
Vendi i parë – Dardanët, vendi i dytë – Shkëndija, vendi i tretë -Sokolat Teqe, vendi i katërt – Drita.

Rezultatet:

K.F.Dardanet-K.F.Renova Golashënuesi; Florim Abazi
1 – 0
K.F.Shkëndija-K.F.Drita gol; Shefit 3,Loki 1 Shkend- Arlind 1 Drita
4 – 1
K.F.Dardanët II -K.F.DRITA goll; Ilmi DARDANET
1 – 0
FINALE :
SHKËNDIJA-DARDANËT
1 – 1
PENALTI FITOI EKIPI I K.F. DARDANVE 5-4 GOLAT ;VALON,FLORIM,KELMEND,BERAT,AJDINI.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *