Home / Lajme / Maqedoni / Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët?

Nënshtetësi për të gjithë shqiptarët?

27 nëntor-
Po ashtu thuhet se Preambula e Republikës së Shqipërisë përmend detyrën që ka shteti për aspiratën shekullore për ruajtjen e identitetit dhe për bashkimin kombëtar, prandaj diferencimi midis aplikuesve shqiptarë dhe joshqiptarë i përmbahet kësaj fryme.

Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSH) u bën thirrje institucioneve legjislative dhe ekzekutive të Republikës së Shqipërisë që të ndërmarrin hapa ligjorë për të lehtësuar marrjen e nënshtetësisë së Republikës së Shqipërisë për persona që janë me kombësi shqiptare që aplikojnë për ta marrë.

“Ne mendojmë se praktika e deritanishme ligjore e Republikës së Shqipërisë që nuk bën dallim midis aplikuesve të nënshtetësisë me kombësi shqiptare dhe joshqiptare, nuk është dinjitoze dhe shkon kundër interesave kombëtare shqiptare. Veprimet institucionale që do të lehtësonin kushtet që duhet të përmbushen për të marrë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë nga aplikuesit me kombësi shqiptare, krahasuar me ata të një kombësie tjetër nuk janë të ndaluara as nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe as nga standardet ndërkombëtare që Shqipëria kërkon të përmbushë. Përkundrazi ato janë atribut i vullnetit politik dhe plotësisht të mundshme në situatën ku gjendet sot shteti”, thuhet në një deklaratë të RrOSH-it.

Sipas këtij rrjeti që përfshinë organizata joqeveritare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, ka disa argumentet që i justifikojnë dhënien e nënshtetësisë për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.

“Pavarësia e shtetit shqiptar u shpall në emër të të gjithë kombit shqiptar dhe automatikisht e drejta e qytetarisë në shtetin shqiptar u ka takuar të gjithë shqiptarëve që nga ai çast. Si rrjedhojë, në vitet e para të ekzistencës së shtetit shqiptar, shqiptarët e trojeve etnike që mbetën jashtë shtetit shqiptar dhe diaspora kanë pasur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas kjo e drejtë nuk iu njoh shqiptarëve jashtë shtetit për pjesën më të madhe të ekzistencës së tij. Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, lehtësimi i kushteve marrjes së nënshtetësisë për shqiptarët me kombësi shqiptare do të përbënte një akt simbolik drejt përfaqësimit politik të kombit shqiptar që shpallja e 28 Nëntorit ia ngarkonte shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu thuhet se Preambula e Republikës së Shqipërisë përmend detyrën që ka shteti për aspiratën shekullore për ruajtjen e identitetit dhe për bashkimin kombëtar, prandaj diferencimi midis aplikuesve shqiptarë dhe joshqiptarë i përmbahet kësaj fryme.

Lehtësimi relativ i procedurave për marrjen e nënshtetësisë për aplikuasit shqiptarë, sipas RrOSH-it, nuk do të thotë se e nënshtetësia iu jepet automatikisht të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Me besimin se ky është vullneti i shumicës të shtetasve shqiptarë, RrOSH-i ia dërgon këtë thirrje publike institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë, duke shpresuar se kjo dëshirë e jona bashkëndahet edhe nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *