Home / Sport / Nga tabori i Dritës të kënaqur nga fitorja

Nga tabori i Dritës të kënaqur nga fitorja

“Më në fund arritëm të fitojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne gjatë gjithë kohës kemi luajtur mirë, por mungonin rezultatet. Kishim nevojë për një fitore dhe tani mendoj se do të jetë më lehtë. Besoj se ky tre pikësh do ngrejë moralin në ekip dhe futbollistët më të rrinjë do të kuptojnë se kanë kualitet të barten me ekipet tjera të kategorisë së dytë”, – dekaroi për ‘Koha’-n, portieri i Dritës, Nderim Tefiku.

Drita e Bogovinës pas një kohe të gjatë ka arritur të rregjistrojë fitore edhe atë në teren mysafir. Skuadra, pas largimit të Jeton Beqirit, i cili u zëvendësua me Jusuf Arifin, në ansjë mënyrë nuk arrinte të rregjistrojë fitore, duke rradhitur disa barazime, posaçërisht në teren vendas. Javën e kaluar skuadra pretendonte tre pikë kundër Novacit në fushë të vet, mirëpo përsëri nuk mundën të shkojnë përtej barazimit pa gola. Mirëpo për fat të mirë të skukadrës nga Bogovinë, fitorja erdhi në moment të duhur, pasi të dielën Drita fitoi 1:0 në teren mysafir përballë Ohrid Lotes.

“Më në fund arritëm të fitojmë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne gjatë gjithë kohës kemi luajtur mirë, por mungonin rezultatet. Kundër Ohrid Lotes më në fund fati ishte me ne dhe ne jemi të lumtur për tre pikëshin”, – deklaroi i kënaqur me fitoren e të dielës, gardiani i Dritës Nderim Tefiku, i cili shtoi. “ Kishim nevojë për një fitore dhe tani mendoj se do të jetë më lehtë. Besoj se ky tre pikësh do ngrejë moralin në ekip dhe futbollistët më të rrinjë do të kuptojnë se kanë kualitet të barten me ekipet tjera të kategorisë së dytë. Personalisht jam optimist se Drita në vazhdim të kampionatit do të rradhisë rezultate pozitive dhe kjo do të ndikojë që ekipi të ngjitet në pjesën e epërme të renditjes tabelare”, – përfundoi Tefiku.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *