Home / Sport / Nga tabori i Renovës të pakënaqur me terenin në Turnovë

Nga tabori i Renovës të pakënaqur me terenin në Turnovë

“Terreni i Horizontit ishte në gjendje katastrofale dhe nuk e kam të qartë se si arbitrat lejuan të zhvillohet një ndeshje e Ligës së Parë. Nuk dua të duke sikur kërkoj alibi për disfatën e pësuar, por me të vërtetë terreni ishte në gjendje të mjerueshme”, – deklaroi Bujar Islami.

Skuadra e Renovës asnjëherë më parë nuk kishte pësuar disfatë nga Horizonti, dhe duke u bazuar në këtë fakt të shtunën me optimizëm të theksuar udhëtuan drejt Turnovës. Megjithatë vendasit në fund morën fitorn 2:0, duke detyruar kampionët në fuqi, që nga Strumica të kthehen duar zbrazët. Megjithatë edhe pse pranojnë disfatën në mënyrë korrekte, nga tabori i Renovës theksojnë se të shtunën nuk kishte kushte për lojë në Turnovë.
“Së pari dua të them se të shtunën nuk kishte kushte elementare për lojë. Terreni i Horizontit ishte në gjendje katastrofale dhe nuk e kam të qartë se si arbitrat lejuan të zhvillohet një ndeshje e Ligës së Parë. Nuk dua të duke sikur kërkoj alibi për disfatën e pësuar, por me të vërtetë terreni ishte në gjendje të mjerueshme”, – theksoi Bujar Islami, i cili pas largimit të Nexhat Shabanit është duke udhëhequr skuadrën, kuptohet nën mbikqyrjen e drejtorit sportiv Lirim Sahitit. “Sa i përket lojës në përgjithësi nuk mund të jemi të kënaqur, pasi nuk luajtëm ashtu si u morëm vesh. Patëm disa raste të cilat nuk i realizuam, ndërsa pranuam dy gola nga gabime në mbrojtje. Në momente të caktuara disa futbollistë humbnin koncentrimin dhe kjo na kushtoi me disfatë. Pasi u gjetëm në disavantazh në atë teren të vështirë ishte e pamundur të rrikthehemi në lojë për rezultat pozitiv. Kundërshtari pas avantazhit me pjekuri mbylli lojën dhe në fund me meritë mori fitoren”, – shtoi Islami. Sipas tij takimi me Horizontin duhet sa më shpejtë të harohet, dhe e gjithë vëmendja të kthehet kah takimi me Vardarin. “Nga e hëna ne kemi filluar me stërvitjet për tu përgatitut për sfidën me Vardarin. Duhet të mendojmë pozitivisht dhe të kërkojmë fitore në vazhdim të kampionatit. Së pari në këtë drejtim duhet të fitojmë Vardarin, ndërsa më pas të tentojmë të ruajmë vazhdimësi në suksese, për të mbajtur ekipin në krye të tabelës”, – përfundoi Bujar Islami.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *